Augustin Aliaga, tashmë 60 vjeç, e humbi unazën e tij vetëm 5 muaj pas dasmës me gruan e tij Juani Sanchez më 17 shkurt 1979.
Ai ishte duke notuar në ujërat e ishujve Benidorm kur kuptoi se nuk e kishte më unazën në gisht. Atë ditë e kërkuan për një kohë të gjatë por nuk mundën ta gjejnë.
Para pak ditësh, thuajse 4 dekada më pas, kur unaza ishte harruar u gjet nga instruktorja e notit Jessica.
Ajo ka shkruar: “Kam gjetur një unazë dhe do të doja t’ia jepja pronarit të saj. Ajo ka humbur prej shumë kohësh sepse ishte e mbuluar me llum. I përket një çifti që është martuar më 17-02-1978, A mund ta shpërndani lajmin? Është e rëndësishme që t'ua kthej unazën. Faleminderit të gjithëve”.
Kështu fjala shkoi tek pronarët të cilët u ribashkuan me unazën e humbur prej 37 vitesh.
Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com