U përplasën nga makina duke kaluar vijat e bardha, ndërron jetë 67 vjeçari në Fier, gruaja e tij niset drejt Tiranës
Ka ndërruar jetë gjatë mesnatës 67 vjeçari Ilirian Merdanaj ndërkohë që bashkëshortja e tij, Gjinovefa Merdanaj është nisur drejt Tiranës për ndihmë mjeksore më të specializuar, pasi u aksidentuan mbrëmjen e djeshme nga një makinë në Fier duke kaluar vijat e bardha.
Pamje nga aksidenti
Redaksia 31 Janar 2021, 09:40 | Përditesimi: 31 Janar 2021, 09:51
Ka ndërruar jetë gjatë mesnatës 67 vjeçari Ilirian Merdanaj ndërkohë që bashkëshortja e tij, Gjinovefa Merdanaj është nisur drejt Tiranës për ndihmë mjeksore më të specializuar, pasi u aksidentuan mbrëmjen e djeshme nga një makinë në Fier duke kaluar vijat e bardha.
Cifti i të moshuarve u përplas nga një automjet tip “Seat” pasditen e së shtunës. Ngjarja ka ndodhur reth orës 18:15 në në unazën e qytetit Fier, ku shtetasi L,B 30-vjeç duke drejtuar mjetin e tij ka aksidentuar çiftin e bashkëshortëve në momentin kur ata po kalonin rrugën në vijat e bardha.
30 vjeçari u ndalua menjëherë nga policia ndërsa dy të plagosurit u nisën me urgjencë drejt spitalit të Fierit.
Megjithë ndërhyrjen e mjekëve 67 vjecari nuk ka mundur ti rezistojë plagëve të marra, ndërsa bashkëshortja vijon të jetë nën kujdesin e mjekëve.
"L. B., 30 vjeç, banues në Fier, pasi në datë 30.01.2021, rreth orës 18:15, në vendin e quajtur "Kthesa e Etc", duke drejtuar automjetin tip "Seat" ka aksidentuar dy këmbësorë, shtetasit I. M., dhe Gj. M., të dy 67 vjeç. Shtetasi I. M., gjatë orëve të natës ka ndërruar jetë në spital, ndërsa shtetasja Gj. M., ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve", thotë policia.
Edhe në Tiranë, dje, dy këmbësorë janë përplasur gjatë kohës që po ecnin në trotuar, pasi një makinë ka humbur kontrollin dhe i ka marrë para. Aksidenti ka ndodhur, rreth orës 18:10, në Unazë të Re.