"Çifti" Meta në shitje, mund të
blini një ose të dy sipas dëshirës

blini një ose të dy sipas dëshirës">
Në kuadër të nismës ndërkombëtare të bamirësisë MengMe, tashmë edhe kryetari i Kuvendit, Ilir Meta dhe bashkëshortja e tij, Monika Kryemadhi zotërojnë versionet e tyre kukulla.
Nisma e quajtur #saveangels, po praktikohet në shumë vende të botës e së fundmi edhe Shqipëria është pjesë e saj.

Ajo funksionon në këtë mënyrë: Nga çdo shtet do të zgjidhen 5 personazhe publike, që do të materializohen në kukulla nëpërmjet programit online, e më pas do të jetësohen me anë të teknikës së printimit 3D. Arsyeja pse në çdo shtet zgjidhen pesë personazhe VIP është që kjo iniciativë të përhapet në masë dhe kushdo mund të krijojë kukullën e tij, apo për një person të dashur dhe t'ia dhurojë. 

Përfitimet e gjithë kësaj nisme do të shkojnë për bamirësi tek fëmijët jetimë, personat me aftësi të kufizuara fizike apo mendore dhe për të moshuarit. Pjesë e kësaj 'pesësheje të famshme' në vendin tonë janë moderatorja Albana Osmani, opinionisti dhe tekstshkruesi Olti Curri dhe tani i janë shtuar edhe çifti Meta. Nga sot çdokush mund të kontribuojë duke i blerë kukullat për vetëm 35 euro.

Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)

1/2
  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

Amerikanët zgjedhin sot mes Kamala Harris dhe Donald Trump

Amerikanët zgjedhin sot mes Kamala Harris dhe Donald Trump