Çifti themelues i BioNTech-ut merr vlerësimin e lartë nga Gjermania
Krijuesit e BioNtech/Pfizer vaksinës anti-COVID
Çifti i sipërmarrësve i BioNTech-ut, Özlem Türeci dhe Ugur Sahin nderohen me Kryqin Federal të Meritës. Themeluesit e grupit të bioteknologjisë e marrin çmimin për zhvillimin brenda një kohe të shkurtër dhe licensimin e një vaksine kundër Covid-19, siç njoftoi Zyra e Presidentit Federal. Türeci dhe Sahin kanë dhënë një "kontribut vendimtar për të kufizuar pandeminë e Coronas" përmes "përpjekjeve të tyre të palodhshme", bëhet e ditur.
Dorëzimi i urdhrit më të lartë gjerman të meritës për çiftin sipërmarrës nga Presidenti Federal Frank-Walter Steinmeier do të bëhet në 19 Mars në Pallatin Bellevue, në prani të Kancelares Angela Merkel. Ky është dekorimi i parë që bën Presidenti gjerman këtë vit.
Fillimisht aktivë në kërkimet për kancerin
Çifti i mjekëve Türeci dhe Sahin e themeluan kompaninë BioNTech në vitin 2008 për të zhvilluar terapi kundër kancerit. Synimi i punës kërkimore të tyre ishte dhe është që në vend të kimioterapisë ose rrezatimit, trupi të trajnohet individualisht dhe posaçërisht për ta luftuar vetë kancerin. Për këtë qëllim, filloi zhvillimi i një procesi duke përdorur mARN, për të cilin kishte menduar që në vitet 1990 biologu dhe më vonë themeluesi i sipërmarrjes CureVac në Tyringen, Ingmar Hoerr.
Nga prilli i vitit të kaluar, BioNTech-u zhvilloi një vaksinë kundër virusit Sars-CoV-2 nën drejtimin e Türeci dhe Sahin. Edhe këtu u përdor teknologjia mARN. Vaksina, e quajtur BNT162b2, e mori licensën e saj të kushtëzuar për t'u tregtuar në BE në 21 dhjetor. Deri tani, vaksina konsiderohet të jetë një nga preparatetet më efektive kundër sëmundjes së rëndë Covid 19. Sipas një studimi laboratorik, vaksina është efektive edhe kundër varianteve të virusit që u shfaqën për herë të parë në Britaninë e Madhe dhe në Afrikën e Jugut./ DW
J.GJ./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
25 Janar, 13:37
A duhet të votojnë emigrantët që kanë vetëm dokumente identifikimi të huaja?
-
Po
32.6%
-
Jo
61.1%
-
Nuk e di
6.3%
Vota total: 2099
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Gjermani, Elon Musk, fushatë për AfD-në! Në lidhje video në tubimin e ekstremit të djathtë: Mendoj se mund të vendosë gjithë fatin e Europës ose botës
26 Janar, 16:09
-
Këshilltare e Migracionit në Manheim, flet për Report Tv, Julia Aliçka: Populli këtu në Gjermani është shumëngjyrësh, por forcat e djathta po marrin fuqi
24 Janar, 14:34
-
Gjermani/ Sulm me thikë në një park në Bavari, vriten 2 persona, mes tyre një fëmijë 2-vjeçar, disa të plagosur! Arrestohet autori
22 Janar, 13:55
-
Çfarë po i ndalon shtetet anëtare të NATO-s të rrisin buxhetet për mbrojtje?
22 Janar, 08:55
-
Politikani gjerman i surprizon të gjithë, taktikë për të marrë votat e shqiptarëve: Kam vendosur të mësoj shqip! BILD: S'ka ndodhur kurrë më parë
21 Janar, 23:01
-
Gjermania dënon planin e Donald Trump për t’u larguar nga OBSH
21 Janar, 15:50
-
Super të pasurit po pasurohen edhe më shumë
21 Janar, 10:13
-
Ministri gjerman i Mbrojtjes: Vendit tonë i duhen 30 miliardë euro më shumë për mbrojtjen nga viti 2028
18 Janar, 15:13
-
Agroturizmi, Rama: Së shpejti shpallim mbështetje të re financiare! Nxit shqiptarët të kthehen, Gjermania është bërë e vështirë për vetë gjermanët
18 Janar, 08:16
-
Ministri gjerman i mbrojtjes viziton Ukrainën në shenjë përkrahjeje
14 Janar, 21:26
-
Ministri gjerman i Mbrojtjes: Aleatët e mëdhej europianë do të zbatojnë me shpejtësi objektivat e reja të NATO-s
14 Janar, 09:32
-
Gjermani/ Zgjedhje të parakohshme më 23 shkurt, ekstremi i djathtë: Nxjerrim vendin nga BE! Weidel e AfD dhe Scholz i SPD kandidatë për kancelarë
13 Janar, 15:19