Pasi publikuan hitin e verës ‘Seniorita’ këngëtarët Shawn Mendes dhe Camila Cabello treguan se janë në një romancë të vërtetë. Dyshimet u shuan kur paparacët i kapën ata sëbashku në ambjente të ndryshme. Dhe tashmë gjithçka është konfirmuar me këtë video që po çmend rrjetin.

Para se të jepnin puthjen pasionante , Shawn dëgjohet të thotë: “Kemi parë në Twitter dhe vende të tjera që ju komentoni shumë mënyrën se si ne puthemi. Se ju duket e çuditshme dhe se puthemi si peshq...Prandaj donim t’ju tregonim se si puthemi ne vërtet!”