Cigaret në vend të perimeve, banorët e qytetit Xi'an në Kinë të izoluar prej ditësh për shkak të COVID, këmbejnë çdo gjë për ushqim

Shumë banorë në qytetin kinez të Xi'an janë gjetur në një situatë jashtëzakonisht të vështirë, pasi izolimi në të cilin ndodhen ditët e fundit, për shkak të COVID, ka çuar në mungesa në furnizimin me ushqime.

Me postimet në rrjetet sociale, banorët arrijnë deri në pikën që të shkëmbejnë madje edhe pajisje teknologjike për ushqim.

Rreth 13 milionë njerëz janë detyruar të futen në shtëpitë e tyre që nga 23 dhjetori dhe nuk mund të dalin më as për të blerë ushqime.

Në këtë fazë bllokimi, autoritetet ofrojnë ushqim për familjet, megjithatë disa thonë se atyre u mbarojnë furnizimet shpejtë ose se nuk kanë marrë ende ndihmë.

Fotot dhe videot në mediat sociale kineze, veçanërisht Ëeido, tregojnë njerëz që shkëmbejnë cigare me lakër, detergjent për larjen e enëve, mollë apo letër higjienike për disa perime.

Aktualisht autoritetet po heshtin për mungesën e furnizimit me ushqime, por kanë pranuar se nuk ka staf të mjaftueshëm për të shpërndarë mallrat e nevojshme.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar