Cikago, Berisha shtrëngon
duart me Obamën

Cikago, Berisha shtrëngon<br />duart me Obamën
CIKAGO- Nisi dje , nё Ҫikago, Samiti i NATO-s. Delegacioni shqiptar kryesohet nga Kryeminis-tri Berisha dhe nё përbërje të tij janë Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme, zoti Edmond Haxhinasto, Ministri i Mbrojtjes, zoti Arben Imami dhe zyrtarë të tjerë të lartë.
Gjatë pritjes zyrtare me kryetaret e shteteve dhe qeverive Berisha shfaqet duke shtrënguar duart dhe duke bërë foto më Presidentin e SHBA Barak Obama dhe Sek-retarin e Përgiithshëm të NATO-s Anders Fogh Rasmussen.

Mё pas, Kryeministri Berisha mori pjesё nё sesionin e hapjes së mbledhjes së Këshillit të Atlantikut të Veriut (NAC). Para nisjes së tij, u përkujtuan me njё minutё heshtje ushtarakët e NATO-s të rënë në krye të detyrës, gjatë operacioneve të Aleancës. Mbledhja e NAC u hap me fjalën e Sekretarit tё Përgjithshëm tё NATO-s Rasmussen dhe fjalёn pёrshёndetёse tё Presidentit Obama.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Anders Fogh Rasmusen tha në nisje të punimeve të Samitit se Aleanca duhet të vazhdojë angazhimin e saj ndaj luftës në Afganistan, megjithë zotimin e qeverisë së re franceze për të tërhequr trupat 2 vjet para afatit.
Ai premtoi se koalicioni do t’i çojë deri në fund operacionet e tij deri në momentin kur t’i kalojë përgjegjësitë e sigurisë në duart e qeverisë afgane brenda vitit 2014.
Presidenti Obama ka mirëpritur udhëheqës nga mbi 50 vende për takimin dy ditësh, që po përqendrohet tek e ardhmja e e NATO-s në Afganistan. Pak pas komenteve të zotit Ras-musen, Presidenti Obama zhvilloi një takim kokë-më-kokë me Presidentin afgan Hamid Kar-zai.
Autoritetet lokale në Çikago janë përgatitur prej kohësh për takimin e NATO-s. Masat e sig-urisë janë tepër të rrepta për të mundësuar një ecuri sa më të mirë të punimeve.

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Mosdeklarim të pronësisë dhe dhunë/ 27 gjoba për 7 muaj! Kryetarja e AMA-s bën publike llojet e shkeljeve të kryera nga televizionet

Mosdeklarim të pronësisë dhe dhunë/ 27 gjoba për 7 muaj! Kryetarja e AMA-s bën publike llojet e shkeljeve të kryera nga televizionet