Cikalleshi e mbylli me Kombëtaren, FSHF: Mirënjohje, dha kontribut të madh si kuqezi
Futbollisti Sokol Cikalleshi me fanellën e kombëtares
Sokol Cikalleshi vendosi të tërhiqej nga kombëtarja shqiptare pasi trajneri Sylvinho e la jashtë Evropianit të zhvilluar në Gjermani, në një kohë kur sulmuesi kishte qenë gjatë gjithë eliminatoreve pjesë e përfaqësueses.
Diçka më shumë se 2 muaj nga ai vendim FSHF ka falenderuar futbollistin kavajas për kontributin e tij, duke evidentuar të gjithë statistikat që Cikalleshi shënoi si kuqezi.
“Sulmuesi kuqezi, Sokol Cikalleshi vendosi pak kohë më parë të tërhiqet nga Kombëtarja shqiptare pas një karriere të gjatë me Shqipërinë dhe një kontribut të madh për fanellën kuqezi ndër vite.
Cikalleshi është një nga futbollistët me më shumë prezenca në Kombëtare teksa numëron 60 ndeshje me fanellën kuqezi si edhe 13 gola të shënuar.
Gjithashtu, sulmuesi ka qenë pjesë e Shqipërisë edhe në Europianin historik “Francë 2016”, pjesëmarrja e parë e kuqezinjve në finalet e një turneu madhor. Ai debutoi me fanellën kuqezi në miqësoren Shqipëri-Rumani, të luajtur më 31 maj 2014, ndërsa paraqitja e tij e fundit me Kombëtaren ishte në miqësoren Suedi-Shqipëri të 25 marsit 2024 të luajtur në Stokholm.
Federata Shqiptare e Futbollit dëshiron të falënderojë dhe t’i shprehë mirënjohjen për kontributin e dhënë dhe djersën e derdhur në fushën e lojës me fanellën kuqezi. Një kontribut i madh dhe i jashtëzakonshëm i Sokol Cikalleshit, i cili ka qenë pjesë e rezultateve dhe arritjeve historike të Kombëtares shqiptare.
Sakaq, FSHF i uron suksese në karrierën e tij me klubin dhe sa më shumë mbarësi në të ardhmen,”-shkruan FSHF.
Vetëm pak ditë më parë Cikalleshi u largua nga kampionati turk ku aktivizohej me Konayspor dhe u transferua në kampionatin Iranian te ekipi i Tractor, që ka një stadium me kapacitet 66 mijë tifozësh.
Ne.k./SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
15%
-
Të gabuar
81.7%
-
Nuk e di
3.3%
Vota total: 3772
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Renditja/ Superliga mbyll vitin 2024, Teuta barazon pa gola me Bylisin! Tifozët numërohen me 'gishtat e një dore'
22 Dhjetor, 19:07
-
Superliga, fillon sot akti i fundit për 2024! Ndeshjet në tre ditë, dy duele kyçe
20 Dhjetor, 11:16
-
Dhunë në futbollin e femrave, Disiplina pezullon 15 ndeshje drejtoreshën e Gramshit, goditi lojtaret e Partizanit
19 Dhjetor, 18:11
-
'Klanet, korrupsioni dhe arroganca e organizatorëve!', Barrikada FC tërhiqet nga çdo garë e FSHF dhe Sunday League Albania
18 Dhjetor, 14:52
-
Votat e Shqipërisë për 'The Best'! Sylvinho zgjedh brazilianin e Realit, Gjimshiti nderon legjendën e Gjermanisë
18 Dhjetor, 11:52
-
U plagos gjatë përleshjes ku u vra Martin Cani, FSHF i ofron fizioterapi dhe trajtim të specializuar 14-vjeçarit: Do mbulohen të gjitha shpenzimet!
18 Dhjetor, 09:57
-
Ish-trajneri i Kosovës Bylblyl Sokoli për 'Report TV': Serbët në Tiranë do sillen si pulat, mund të fitojmë!
17 Dhjetor, 14:06
-
E konfirmojnë në Itali, Juventusi futet në garë për Cristian Shpendin! Vëzhgues në disa ndeshje
16 Dhjetor, 17:02
-
Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s mban mbledhjen e fundit për vitin 2024, të gjitha vendimet që u morën
16 Dhjetor, 15:20
-
Evropiani U-21 mes Shqipërisë dhe Serbisë, UEFA s'e shqyrton çështjen! Burime: Është shtyrë në shkurt
16 Dhjetor, 14:07
-
Superliga/ Teuta 'i fik dritat' Egnatias, i mposht 2-1 dhe i heq mundësinë e kreut! Skënderbeut 2-2 ndaj Bylis, Dinamo kryeson pas gjysmës së sezonit
15 Dhjetor, 18:48
-
Ikin dritat në stadiumin e Durrësit, Teuta - Egnatia ndërpritet për pesë minuta
15 Dhjetor, 17:20