Sokol Cikalleshi ka ndërprerë kontratën e huazimit me skuadrën e Goztepes në kampionatin Turk, ku ishte huazuar nga skuadra e Osmanlispor.
Cikalleshi përmes rrjeteve sociale bën me dije se ai tani është bërë pjesë e skuadrës së Akhisarspor e cila e bleu kartonin e tij përfundimisht nga Osmanlispor dhe tashmë ka firmosur një kontratë për 3.5 vite.
Bomberi Kavajas shprehet se se ishin dy arsye se pse e ka mbyllur me Goztepen, hapsirat e tij për të luajtuar ishin shumë të pakta dhe për shumë arsye kjo gjë vazhdoi shumë e gjatë, ai gjithashtu thotë që u hap drita jeshile për të lëvizur tek cilido klub në Superligë në merkaton e janarit.Sulmuesi kuqezi e mbyll shkrim e tij duke falenderuar ish-skuadrën e tij edhe duke thënë: Jam shumë i uritur për të luajtur dhe po pres me padurim të zbres në fushë me ekipin tim të ri.