Cikël i ri për Juventusin, 'Zonja e Vjetër' merr vendimin për Allegrin

Cikël i ri për Juventusin, 'Zonja e Vjetër' merr vendimin për Allegrin

Massimiliano Allegri

Juventus është mes një "furtune" pas heqjes së 15 pikëve nga drejtësia sportive për çështjen e hetimit financiar dhe bilanceve të dyshimta. Duket se klima jo e mirë në klub ka ndikuar që bardhezinjtë të mbështeten te emrat që kanë më shumë besim dhe një ndër ta është edhe Allegri.

Trajneri livornez, sipas "Gazetta dello Sport" do rinovojë edhe për dy sezone me Juven, me kontratën që pritet të skadojë në 2027. Përpara ndeshjes me Atalantën (3-3) në Torino, pronari i klubit, John Eklann i ka dhënë mbështetjen trajnerit si edhe i ka kërkuar nisjen e një cikli të ri.

Tanimë te Juventus në rolin e drejtorit sportiv pritet të jetë Giovani Manna, teksa në ekipin e parë si ndihmës të Allegrit mund të promovohen Marco Storari dhe Gianluca Pessoto.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Moti i keq, frika nga reshjet e dendura, bashkia Vlorë bën thirrje qytetarëve: Mos parkoni makinat në këto zona

Moti i keq, frika nga reshjet e dendura, bashkia Vlorë bën thirrje qytetarëve: Mos parkoni makinat në këto zona