FIER - Rrethi Çiklistik i 82-të i Shqipërisë ka mbyllur ditën e pestë dhe të fundit për këtë sezon, teksa në Etapën e Pestë nga Vlora në Fier fitues ka dalë Jovan Divnic, përfaqësuesi i ekipit nga Mali i Zi. Fitues për gjithë turneun u shpall ekipi nga Holanda, 'Amsterdami'. Ndërkohë fitues i gjithë turit është shpallur holandezi Tom Jokmans.
Fituesi i kësaj etape u vendos në limite, pasi ishte një sprint final që solli edhe kampionin e garës. Dueli në fund pa edhe një incident pranë vijës së finishit dhe protagonist ishte Marko Stankoviç, pjesëtari i ekipit nga Serbia.
Vetëm pak centimetra nga fundi, ai u rrëzua keqazi në asfalt dhe u përplas me disa tifozë që ndodheshin pranë, ndërsa nga pamjet duket se ka patur edhe një tjetër çiklist që më vonë u shemb në tokë, por pa lëndime të rënda.
Ndërkohë që fituesi i gjithë Etapave të Rrethit Çiklistik të Shqipërisë është shpallur ekipi i 'Amsterdamit' nga Holanda dhe çiklisti Tom Jokmans si më i miri i gjithë Rrethit. Në këtë turne morën pjesë 14 skuadra dhe 98 çiklistë nga Shqipëria, Ballkani dhe Evropa.
Etapa e Pestë - Këtë të premte gara nisi në Shëtitoren e Vlorës në orën 10:00, për të vijuar më pas në autostradën Vlorë - Fier, në Unzaën e Fierit, Fier - Savër, deri në dalje të Levanit për të përfunduar në qendër të Fierit pas orës 13:00.
S.Dh/I.M/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
17 Mars, 11:47
Shqipëria shpall Iranin shtet sponsor të terrorizmit, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
49%
-
Të gabuar
37.4%
-
Nuk e di
13.6%
Vota total: 2537
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Volejboll/ Shqiptarja Erblira Bici bën historinë, fiton Challange Cup si MVP mes Athinës
19 Mars, 08:41
-
Gjurmë ilire në Lushnje, arkeologu: Kemi zbuluar çatinë e ndërtesës, që i përket Antikitetit të Vonë
18 Mars, 13:18
-
Rritja e çmimit të plehrave kimikë godet fermerët në Lushnje, kërkojnë nga shteti kompensim për TVSH-në
18 Mars, 12:16
-
Aksident në bypass-in e Lushnjës, ‘Benzi’ përplas 44-vjeçarin me biçikletë që po kalonte në anën tjetër të autostradës
18 Mars, 09:38
-
U kap në flagrancë me 55 gramë kokainë dhe një sasi kanabis, arrestohet 36-vjeçari në Lushnjë
18 Mars, 08:50
-
‘Marrëzia’ që s’po merr fund/ Në pritje të ligjit...Bastet online lulëzojnë në të zezë. Në 3 vite, 1200 raste! Fidel Ylli: Janë ende në duart e të njëjtave kompani
17 Mars, 15:47
-
Makina përfshihet nga flakët në autostradën Fier-Vlorë, shkrumbohet totalisht
16 Mars, 22:35
-
Çmimi i plehrave kimikë rritet me 1400 lekë/ kuintal brenda muajit, fermerët në krizë: Nuk e përballojmë! Tregtarët: ‘Faji’ i luftës
16 Mars, 16:39
-
Kupa e Botës për Ski/ Lara Colturi jashtë podiumit, renditet e 8-ta në Slalom! Mikaela Shiffrin përsërit veten pas 14 vitesh dhe merr fitoren
15 Mars, 10:37
-
Ekspozitë e makinave retro dhe aktivitete sportive, si u festua Dita e Verës në Mallakastër e Ballsh
14 Mars, 15:41
-
Kupa e Botës për Skitë Alpine/ Lara Colturi renditet e 7-ta në garën e Slalomit Gjigant, në Are të Suedisë fiton policja Julia Scheib! Lot për Camille Rast
14 Mars, 10:41
-
Sekuestrohen një dyqan dhe një apartament në Fier, pronari në hetim për mashtrim e pastrim parash
14 Mars, 10:17