TIRANE- Cilësia e jetesës, perspektivat e punësimit apo mungesa e një vendi pune, janë disa nga çështjet për të cilat janë “testuar” kryeqytetasit nga Këshilli për Bashkëpunimin Rajonal (RCC). Përfaqësues të këtij Këshilli ishin të premten në rrugët e kryeqytetit për të marrë vlerësimin e qyteteve lidhur me këta tregues, të cilët synojnë gjendjen e mirëqenies së qytetarëve të Europës Juglindore. Kjo mundësi u përdor për të diskutuar Bashkëpunimin Rajonal, planet ambicioze të RCC-së për të ndihmuar në hapjen e një milion vende të reja pune deri në fund të kësaj dekade, sesa të lumtur apo të palumtur janë qytetarët me infrastrukturën rajonale, mundësitë e biznesit, etj.
Ky projekt në rrugët e Kryeqytetit me informacion rreth aktiviteteve të RCC-së u ndërmor në Rr. “Bajram Curri”, afër rrugës së Elbasanit nga ora 10:00-14:00, duke ju dhënë qytetarëve një mundësi për të regjistruar mesazhet e tyre për RCC-në, dhe përmes RCC-së Qeverive të tyre përkatëse.
“Qytetarët e Tiranës reaguan shumë pozitivisht ndaj kësaj nisme, dhe shprehën mendimin e tyre rreth nivelit aktual të bashkëpunimit rajonal, nevojat dhe dëshirat e tyre rreth së ardhmes së Rajonit, si edhe pritshmëritë e tyre sesi rritja e bashkëpunimit rajonal do të ndikojë pozitivisht në jetën e tyre. Këto opinione dhe nevoja të qytetarëve të Tiranës të shprehura gjatë intervistave në rrugë do t’i prezantohen RCC-së dhe Qeverive të vendeve të Rajonit”, shpjegon RCC.
Projekte të tilla në rrugë, do të ndërmerren këtë muaj si edhe muajin pasardhës në Prishtinë, Shkup, Beograd, Sarajevë e Zagreb.
Redaksia Online
(Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com