Cila është shqiptarja që ka në Kopenhagen restorantin e 8-të më të mirë në Danimarke?!

E ftuar në emisionin e mëngjesit “Rreze Dielli” në Report TV, me moderatore Androniki Kolka, ishte Eva Kjaer, sipërmarrësja e suksesshme në fushën e gastronomisë në Danimarkë. Ajo ka 30 vite që jeton në Kopenhagen, ndërsa studimet e saj janë fokusuar tek gastronomia molekulare, fusha e saj e zemrës.

”Kam në pronësi në Kopenhagen një ndër 8 restorantet më të mira të gjithë Danimarkës dhe po në këtë rankim në botë dhe më është dashur shumë punë, pasi këtu konkurenca siç dihet është shumë e madhe” tha në fillim të intervistës Eva.

”Pasioni im për gatimin ka nisur që në moshën 10-vjeçare, ku kisha dëshirë të futesha në kuzhinë dhe të eksperimentoja” vijoi më pas ajo.

Studimet i ka vazhduar për ekonomi financë, por nuk mundi t’i mbaronte pasi vendosi që të shkonte fillimisht në Greqi për të provuar një jetë të re.

“Kam kuptuar se kur ke pasion, nuk lodhesh dhe të krijosh një emër në fushën e gastronomisë nuk është e lehtë” shtoi ajo. Kuzhina Daneze mbahet si një ndër më të zhvilluarat në botë, ku baza e saj janë produkte natyrale bimore si rrepat, lakrat, kërpudhat apo çdo gjë që gjendet në natyrë. “Ne në Danimarkë kemi një shprehje, çdo gjë që futet në pjatë duhet ngrënë” tha Eva.

Sipas saj, suksesi i vërtetë i kuzhinës daneze është fakti që gjithmonë përdorin produkte të sezonit, duke respektuar natyrën. “Restoranti im quhet “Leaven”, që do të thotë brumë” shtoi më pas ajo.

“Danimarka ka në gastronominë e saj dhe kërpudhat, peshkun, mishin e drerit, pasi të gjitha këto produkte gjenden në natyrën daneze me sasi” theksoi Eva në fund të bisedës në studio.  

MC/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

'Asnjë taksë për 10 vite!' Rama fton shqiptarët në Britani të investojnë në malet e Shqipërisë

'Asnjë taksë për 10 vite!' Rama fton shqiptarët në Britani të investojnë në malet e Shqipërisë