Cilat janë 9 preferencat
më të çuditshme seksuale 

Cilat janë 9 preferencat<br />më të çuditshme seksuale 
Nëse mendoni se ju keni imagjinatë të shfrenuar në shtrat, atëherë nuk jeni në dijeni të preferencave më të çuditshme që individë të caktuar kanë, e që i ndezin SHUMË seksualisht. Më poshtë kemi listuar 9 ‘fetish’ që duhet t’i lexoni. 1. Sepse mbase ju duken edhe juve erotike, ose 2. Sepse partneri juaj i rradhës mund të kërkojë diçka të tillë dhe bëni mirë të jeni të përgatitur.

Knismolagnia 
Këtë dukuri e ndeshim tek ata persona që eksitohen nga gudulisjet. Të sqarojmë diçka, të gjithë ndihen mirë nga gudulisjet, por këta njerëz e rrotullojnë të gjithë lojën seksuale rreth tyre. Ata preferojnë të përdorin lodra si puplat, ose u pëlqen që partneri t’i përkëdhelë gjatë aktit. Kjo kategori njerëzish ndizet seksualisht edhe duke parë dikë që guduliset.

Formicophilia 
Nëse i urreni insektet bëjini vetes një nder. Mos kërkoni KURRË në Google termin “formicophilia”. Ky fetish ka të bëjë me insekte që zvarriten në lëkurën tuaj, në pjesë të caktuara ose në të gjithë trupin. Ky eksitim vjen si pasojë e adhurimit që këta njerëz kanë për zvarranikët e vegjël, ose nga dëshira për të ndjerë pickimet e insekteve.

Climacophilia 
Climacophilia-kët argëtohen kur bien nga shkallët. E rrezikshme, por kreative.

Tollumbacet 
Juve mbase nuk ju pëlqen të shkoni në festat e ditëlindjeve të fëmijëve, por disa njerëz përfitojnë kënaqësi të veçantë kur fryjnë dhe çajnë tollumbace. Dikujt tjetër i duket erotike të shohë një person të zhveshur që sorollatet rreth tollumbaceve.

Coprophilia
Do të bënit mirë të mos hanit ndërkohë që lexoni këtë pikë: Coprophilia-kët eksitohen nga aroma, shija dhe ndjesia e feçeve, qofshin ato të tyret apo të një personi tjetër.

Hybristophilia
Hybristophilia-kët janë persona që tërhiqen seksualisht nga kriminelë që ndodhen në burg për arsye të ndryshme si vjedhja apo vrasjet. Kjo kategori njerëzish mund t’i drejtohet të burgosurve që nuk i ka njohur kurrë, ose bindin partnerët e tyre për të kryer krime.

Hematolagnia
Këta ‘vampirë’ të vegjël pëlqejnë praninë e gjakur gjatë aktit seksual.Për ta është shumë erotike të lyesh partnerin me gjak, ose ta kafshosh aq fort sa t’i dalë gjak.

Dacryphilia 
Për një njeri me preference normale, dikush që qan gjatë seksit mund të jetë shumë jo tërheqëse. E kundërta ndodh për dakrifilët, që eksitohen nga lotët dhe të qarat me dënesë.

Nasolingus 
Siç mund të krijoni një përfytyrim edhe nga emri, nasolingus nënkupton të lëpish ose thithësh hundën e dikujt, ndonjëherë edhe të konsumosh sekrecionet që ndodhen brenda saj. 
fetish
Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEOLAJM/ Përmbytet Vlora, shikoni garazhet e pallateve në Lungomare të mbushura me ujë

VIDEOLAJM/ Përmbytet Vlora, shikoni garazhet e pallateve në Lungomare të mbushura me ujë