Karotat dhe frutat e perimet e tjera me ngjyrën e portokallit mbrojnë shikimin. Beta karotene, një lloj i vitaminës A që u jep këtyre ushqimeve pigmentin portokall, ndihmojnë retinën dhe pjesët e tjera të syve të funksionojnë siç duhet.

Por, përveç beta karotenit, vitamina dhe minerale të tjera janë të domosdoshme për shëndetin e syve. Më poshtë janë 5 ushqimet që duhet të konsumoni për të mbrojtur shikimin:

Vezët

E verdha e vezës është burim kryesor i luteinës dhe zeaksanthinës.

Perimet

Perimet e gjelbëra janë të pasura me luteinë dhe zeaksantinë.

Qitrot dhe manaferrat

Këto fruta janë një burim i mirë i vitaminës C.

Bajamet

Këto fruta të thata janë të pasura me vitaminë E, që ngadalëson turbullimin e shikimit ose verbimin. Një grusht me bajame siguron gjysmën e dozës së vitaminës E që duhet për një ditë.