Cilat janë shenjat e traumave psikologjike, shpjegon në 'Rreze Dielli' psikologia Besarta Taçi

Na ndodh shpeshherë që tek vetja shikojmë shenja për të cilat mund të mendojmë se janë normale, por që në fakt vijnë si pasojë e traumave psikologjike që mund të kemi kaluar në fëmijëri apo gjatë jetës. Për të folur rreth traumave psikologjike dhe trajtimit të tyre,këtë mëngjes në studion e "Rreze Dielli" në Report Tv ishte e ftuar psikologia Besarta Taçi. E pyetur nga gazetarja Erjona Rusi se cilat janë shenjat dalluese , të cilat vijnë si pasojë e një traume të kaluar, Taci përgjigjet se efektet nisin nga disa orë më vonë deri në disa muaj.

Kur kemi të bëjmë me një ngjarje të vetme efektet ndodhin disa orë më vonë, disa javë më vonë deri tek 1 muaj. Flasim për 1 shprehje neuro- vegjetative , neuro-fiziologjike që do të thotë pagjumësi, çregullim në të ngrënë , momenye të djersitjeve të duarve, ndihemi hiperaktivë. Këto janë situata natyrale që ndodhin deri në një muaj. Në një formë tjetër pak më e vonshme deri në 3 muaj. Kur kjo periudhe kalon nga eventi, nga situata dhe bëhet e përditshme, kronike atëherë duhet të fillojmë të alarmohemi. Është më e thjeshtë për tu kuptuar sepse kemi të bëjmë me një ngjarje të vetme. Pra nëse ndodh një aksident ku personi tjetër ka humbur jetën, është natyrale që unë deri në një muaj dhe maksimalisht deri në 3 muaj të kemi reagime të tilla. Por nëse këto zgjaten deri pas 6 muajve, 1 viti, 1 viti e gjysëm atëherë jemi përballë një traume jo të elaboruar. Shqetësimet që personi ndjen kanë të bëjnë me integritetin fiziologjik por dhe emocional.

Besarta Taçi, psikologe

Sipas psikologes Besarta Taci, traumat e lehta ndonjëherë janë edhe më të vështira pasi duket se këto janë situata normale të cilat përjetohen nga të gjithë.

Traumat e vogla janë shumë më të vështira sepse e gjithë struktura e personalitetit të individit është e strukturuar për t'ia arritur për t'ia dalë mbanë, pikërisht në ato situata të vështira. Një fëmijë që rritet në një familje të tillë, gjatë gjithë jetës së tij mundohet të arrijë të realizojë të gjithë resurset që ai ka për të tejkaluar situatat e ndryshme. Nuk mund ta kuptojë nëse ai ka qenë apo jo viktimë sepse mendon që të gjithë fëmijët janë të ngjashëm.

Besarta Taçi, psikologe

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë