Policia e Lezhës ka konfiskuar pasuri të përfituara nga veprimtari kriminale.
Sipas njoftimit të bluve bëhet fjalë për 3 pasuri të llojit “Arë”, me sipërfaqe totale 43 383 m², të ndodhura në fshatin Ishull Shëngjin.
“Në zbatim të vendimit të GjKKO-së, i lënë në fuqi nga Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Lezhë, në bashkëpunim me specialistët e Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara, ekzekutuan vendimin për konfiskimin e tri pasurive të llojit “Arë”, me sipërfaqe totale 43 383 m². Pasuritë, të përfituara nga veprimtari kriminale, ndodhen në fshatin Ishull Shëngjin”, njofton Policia.
Më 3 dhjetor po në këtë qark u konfiskuan 9 pasuri që dyshohet se gjithashtu rrjedhin nga veprimtari kriminale.
Sipas statistikave gjatë 2 muajve të fundit në qarkun e Lezhës janë sekuestruar 29 pasuri me sipërfaqe totale rreth 132 322 m².
Komente










