Ministria e Industrisë, Ndërmarrësish dhe Tregtisë në Kosovë ka revokuar dhe pezulluar lejet për katër kompani të derivateve të naftës në Kosovë. Ministrja Rozeta Hajdari tha se lejet janë pezulluar për import, deponim të lëndës së parë, si dhe për shitjen me shumicë të këtij produkti.
Për pezullimin e lejeve, ajo tha se MINT-i është bazuar në fakte, të cilat i ka konstatuar Dogana. Petrol Company, Kosova Rafinery, Kulla Exim, In Oil janë kompanitë, të cilave u janë pezulluar lejet, tha ministrja Hajdari në një konferencë për media.
Ndaj këtyre operatorëve, ministrja Hajdari tha se janë duke u zhvilluar procedura hetimore për cilësinë të derivateve të naftës. Ajo ka bërë të ditur se njërit subjekt i është pezulluar edhe leja për importin e vajrave të rënda dhe ndaj tij po zhvillohet procedura hetimore nën dyshimet për mashtrim me cilësi të karburanteve, të cilat subjekti ua ka shitur institucioneve publike.
“Gjatë javëve të fundit kemi marrë dhe testuar disa mostra të dizelit në kazermat të FSK-së. Me Inspektoratin e Tregut kemi gjetur shumë raste të jokonfirmitetit. Në një rast kemi gjetur dizel me përmbajtje të sulfurit prej 77.4 mg/kg, që e tejkalon shumëfish shkallën e lejuar prej 10 mg/kg. Për këto raste do ta njoftojmë edhe Prokurorinë”, theksoi Hajdari.
Ajo shtoi se në bashkëpunim me Doganën dhe Administratën Tatimore, Inspektorati po ashtu ka gjetur se një numër i madh i shitësve ka tejkaluar marzhën tregtare të lejuar me vendimin e Qeverisë së Kosovës./ REL
Sondazhi i ditës:
Reforma territoriale, mendoni se ndarja aktuale në 61 bashki është në rregull?
-
Duhen më shumë
20.9%
-
Duhen më pak
63.7%
-
Është në rregull
15.4%
Vota total: 1190
Lajme të tjera
-
Eurodeputeti katalonas Jordi Sole: Pavarësia e Kosovës është e pakthyeshme, e ligjshme dhe demokratike
6 Korrik, 12:48
-
Ulet me 9 lekë çmimi i naftës, shkon 243 lekë për litër! Benzina do shitet me 229 lekë nga 241 që ishte një ditë më parë, gazi nuk ndryshon
6 Korrik, 09:42
-
Finlanda, sinjale pozitive për liberalizimin e vizave për Kosovën në vjeshtë
4 Korrik, 11:00
-
Prishtina bëhet gati për “Sunny Hill”, zbulohet vendi ku do të zhvillohet festivali
2 Korrik, 14:39
-
Reciprociteti mbi targat Kosovë - Serbi, Peter Stano: Kosova ka të drejtë t’i heqë targat “KM”
1 Korrik, 12:25
-
Kriza ekonomike, Sri Lanka ndalon shitjen e karburantit për makinat private! Zëdhënësi i qeverisë: Nuk jemi përballur kurrë me një situatë të tillë
28 Qershor, 09:25
-
Shqipëria sërish jashtë BE-së, Koçi në 'Repolitix': Jemi gati për anëtarësim! Klosi: Do vazhdojë edhe 10 vjet ky proces! Ajo që po ndodh me Kosovën, absurde
23 Qershor, 21:59
-
Me dy barazime dhe një humbje, por kombëtarja nuk ndryshon në renditjen e FIFA-s! Rritet Kosova
23 Qershor, 14:24
-
Liberalizimi i vizave për Kosovën në margjinat e Samitit të BE-së
22 Qershor, 15:39
-
Vështirësia e jashtëzakonshme e ndërtimit të marrëdhënieve mes shqiptarëve
20 Qershor, 21:02
-
Veteranët e UÇK-së paralajmërojnë sërish protesta para Kuvendit
20 Qershor, 10:35
-
Dardan Molliqaj e 'bën rrugë'! Arrestohet sërish bashkëshorti i ish ministres arsimit në protestën e Kosovës
16 Qershor, 18:00