Cilësia e karburanteve, manipulimi
IQT: Ne s’kemi zbuluar asnje rast 

Cilësia e karburanteve, manipulimi<br />IQT: Ne s’kemi zbuluar asnje rast 
TIRANE - Kushdo që ka një mjet në Shqipëri, vështirë të mos ketë shtruar asnjëherë pyetjen: A përdorim nëpër makinat tona karburant me cilësinë e duhur, apo konform çmimit me të cilin e paguajmë këtë produkt? Zor të ketë ndonjë shqiptar që mendon se cilësia e karburanteve në vend është e mirë, madje dyshimet për manipulime të këtyre produkteve nuk qarkullojnë vetëm mes qytetarëve, por janë artikuluar me tone të ashpra, nga Kryeministri, Ministri i energjitikës, nga Ministria e Transporteve, apo Drejtoria e Përgjithshme e doganave.
 
Por duket se ekziston një subjekt i cili mendon krejt të kundërtën, dhe ai është pikërisht Inpektoriati Qendror teknik, institucioni përgjegjës për garantimin e cilësisë së karburanteve në tregun shqiptar. Mbase është edhe i vetmi institucion, në vend që shprehet se nafta e benzina që përdorim çdo ditë në makinat tona janë është brenda standardeve. Perikli Gjikuria, përgjegjësi i Sektorit të Naftës dhe gazit në këtë institucion thotë në tregun shqiptar tregohen karburante brenda treguesve të përcaktuar me ligj.
"Ne nuk do lejojmë që dikush të pasurohet ndërkohë që makinat e shqiptarëve të shkatërrohen para çdo afati garancie për shkak se lëngu që fut aty brenda rëndom nuk është lëngu që ata blejnë," - tha Gjikuria.
 
Sipas Përgjegjësit të Sektorit të Naftës, Inspektoriati analizon çdo vit 5,000 deri 5,500 mostra karburantesh të marra nëpër pika të ndryshme. Por nga analizat nuk rezulton asnjë rast i prishjes së qëllimshme të cilësisë së karburanteve për qëllime fitimi. Shkelja e vetme e konstatuar nga IQT është se disa subjekte, gjatë transportit, apo zhvendosjes së produkteve, përdorin të njëjtët kontenierë, gjë që sjell edhe një rritje të lehtë të treguesit të squfurit dhe ndryshim të pikës së flakërimit për benzinën për shkak të përzierjes së naftës me benzinën.
"Treguesit motorikë të përmbajtjes së karburanteve janë të gjitha brenda standardeve duke filluar që nga numri i cetanit viskoziteti, fundi i vlimit, fillimi i vlimit janë të gjitha brenda parametrave teknik. Mjeti transportit që ka qenë duke transportuar një produkt me gazoil me përqindje me të lartë squfuri është përdorur për të transportuar një produkt me 10 pipiem," - thotë përgjegjësi.
 
Sipas Gjikurisë, përtej këtyre dy shkeljeve të lehta, të cilat vijnë për shkak se subjektet përdorin të njëjtat mjete për transportin e produkteve, karburantet shqiptare respektojnë të njëjtat standarde që aplikohen në Gjermani, Itali apo vendet më të zhvilluara Evropiane.
"18.06.2014 futet formalizimi i atyre që quhen impiante rafinerie apo impiante përpunimi të cilat deri tani kanë vepruar në mënyre ilegale kanë qenë jashtë çdo lloj kontrolli, jashtë çdo lloj standardi dhe shpesh herë merrnin naftën bruto dhe produktet e tjera i përziejnë dhe i hedhin në treg. Ja shesin konsumatorëve industrial, ia shesin konsumatorëve në pika karburanti,".

Ndërkaq, e Bindur se karburantet që hidhen në treg manipulohen është edhe Ministria e Energjitikës. Vetëm pak muaj më parë, Ministri Damian Gjiknuri drejtoi edhe gishtin tek disa prej shkaktarëve të këtij manipulimi.
"Këto impiante më përpara përpunonin naftë bruto dhe nxirrnin nënprodukte nafte, të cilat mund të ishin elemente për abuzim pikërisht për këtë punë."
 
 Në dijeni tuaj nuk keni asnjë rast konkret?
 "Në rastin në fjalë nuk kemi asnjë rast konkret. Ndërhyrje të tilla do të përbënin shkelje flagrante të cilësisë së karburanteve duke pasur brenda edhe ujë, fakt i cili tregon se ekziston ujë në karburant nuk bëhet fjalë që të ketë ujë në karburant"
 
Nuk kemi asnjë rast në të cilët karburantet e cilësisë së lartë po i quajmë të përzihen me produkte të cilësisë shumë te ulët për motive fitimi?
"Nuk ka. Nuk kemi konstatuar deri tani"
 

Po thoni që standardet e karburanteve në Shqipëri janë njësoj si në Gjermani?
"Po për rastet të cilat kanë tejkalime dy tejkalime si squfuri dhe pika flakërimi, ne kemi marrë masa sepse standardi i N590 është në Gjermani është në Itali është në Angli në gjithë Evropën. N590 është standard i gjithë Evropës".
 
Ajo që vlen për t’u përmendur është se Inspektoriati Qendror Teknik tashmë po fut konceptin e falsifikimit të produkteve si vepër penale, megjithëse diçka e tillë nuk është konstatuar në asnjë rast deri sot.

Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja