Cilësia e naftës, KLSH këshillon qytetarët: Mos furnizoni makinën në këto zona të Shqipërisë

Cilësia e naftës, KLSH këshillon qytetarët: Mos furnizoni makinën në këto zona të Shqipërisë

Foto ilustruese

Një raport i Kontrollit të Lartë të Shtetit ka zbardhur zonat ku janë hasur më dendur mostrat e karburantit jashtë standardeve në gjithë territorin e vendit. Analiza e KLSH, e kryer vitin e shkuar, bazohet te kontrollet e ushtruara nga Inspektorati Shtetëror Teknik dhe Industrial në subjektet tregtuese me pakicë të karburanteve. ISHTI ka kryer një numër të konsiderueshëm inspektimesh, të cilat janë rritur nga viti në vit: 6641 inspektime për 2015, në vitin 2016 janë kryer 7561 inspektime duke arritur numrin më të lartë 10,887 në vitin 2017. 

Zonat më problematike, të cilat kanë numrin më të lartë të mostrave me tregues jashtë standardit janë Tiranë-Durrës-Elbasan dhe Fier-Vlorë-Berat. Përgjatë kësaj periudhe sipas KLSH, janë vendosur penalitete sipas viteve 2015, 2016 dhe 2017 përkatësisht: 271, 257 dhe 76 gjoba, të cilat ndjekin trendin e uljes së subjekteve me tregues të mostrave jashtë standardeve të cilësisë, ku arkëtimi i tyre vjen në rritje, megjithëse ngelet problematik arkëtimi vullnetar i vlerës së gjobave. 

Ndërkohë që në analizën e vet Kontrolli i Lartë i Shtetit konkludon se numri dhe cilësia e inspektimeve është e mangët, pasi vetë Inspektorati Shtetëror Teknik dhe Industrial  ka mungesa në infrastrukturën e nevojshme (makina, karburant, pajisje kompjuterike dhe internet), si dhe të zyrave rajonale, për kryerjen e inspektimeve zike dhe atyre on-line.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Leon: 20/01/2019 12:23

    Kolaudimi na ropet

    Përgjigju
  • Shteti: 20/01/2019 08:51

    Kemi konstatuar qe karburanti eshte i keq. Kemi konstatuar qe ushqimi eshte i keq. Kemi konstatuar qe ka shume kriminele ne liri. Kemi konstatuar qe politikane kane dhe vjedhur ose e vrare. Shteti demokratike ju njofton dhe keshillon "Beni kujdes"

    Përgjigju
  • sapa: 20/01/2019 08:48

    Cfare keshillash jane keto more kriminele?nje i ashtuquajtur institucjon ju thote njerezve mos furnizoni?kjo verteton plotesisht se shqiperia nuk ka SHTET!Ikni more njerez te ndershem dhe braktiseni kete vend qe te lini aty vetem hajdutet dhe te korruptuarit.Qendrimi dhe jetesa ne shqiperi i sherben vetem ketyre hijenave grabitese.

    Përgjigju
  • DieselMuti: 20/01/2019 03:44

    Po pse nuk thoni gjithë Shqipëria ju.

    Përgjigju
  • Francesko: 19/01/2019 23:25

    Me pak fjal e gjith shqiperia

    Përgjigju
  • bujari: 19/01/2019 22:14

    Me ne fund e zgjidhi klsh kete problem... Cfare i keni bere ketij populli dele ju nje zot e din...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Opozita jugkoreane me mocion për shkarkimin e ushtruesit të detyrës së presidentit

Opozita jugkoreane me mocion për shkarkimin e ushtruesit të detyrës së presidentit