Cilësia e studentëve të mësuesisë lë për të dëshiruar, Nikolla publikon shifrat: 43% mbetës në provimin e shtetit

Cilësia e studentëve të mësuesisë lë për të dëshiruar, Nikolla publikon shifrat: 43% mbetës në provimin e shtetit

Foto ilustruese

Cilësia e studentëve që përfundonin studimet për mësuesi është mjaft e dobët. Këtë e konfirmon ministrja e Arsimit nëpërmjet një grafiku me të dhënat e mbetësve në Provimin e Shtetit përgjatë 4 viteve të fundit. Sipas ministres Nikolla, niveli i mbetësve në provimin për t’u pajisur me licencën e mësuesit varion nga 38% deri në 43%. 

“Ja pse ndërmorëm reformën në mësuesi. Sepse gjatë gjithë këtyre viteve një përqindje shumë e lartë e studentëve të mësuesisë të dalë nga auditorët e universiteteve NUK KALONIN në provimin e licencës për mësues" - shprehet Nikolla në “Facebook”

Postimi i Nikollës në Facebook

Ndërkohë Ministria e Arsimit vitin 2018 e ka shpallur vitin e mësuesit. Ndaj përgjatë këtij viti ky institucion vendosi për herë të parë kriter në pranimet e studentëve për mësuesi notën mesatare 7 gjithashtu t’i mbështesë financiarisht ekselentët që zgjodhën mësuesinë. Sipas ministres Nikolla studentëve të ekselencës do t’u zërohet tarifa e studimit në universitete dhe përveç kësaj do të mund të marrin një bursë studimi që kap shifrën e 1 mijë dollarëve në vit.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Ngjarja 2024 është ‘Shqipëria turistike’, dikur 80% e planetit s’e njihnin fare ku bie

Spahiu: Ngjarja 2024 është ‘Shqipëria turistike’, dikur 80% e planetit s’e njihnin fare ku bie