“Golden Globes” mblodhi mbrëmë aktorët e famshëm të Hollywood-it, të cilët parakaluan në tapetin e kuq.
Përveç ndarjes së çmimeve, ky event i rëndësishëm tregoi edhe tendencat e modës së fundit për të gjithë publikun që e ndjek.
Yjet kaluan në tapetin e kuq me veshjet e tyre të kuruara në detaje, por vetëm 10 u shpallën fustanet më të bukura të mbrëmjes.
Që nga momenti romantik i Scarlett Johansson deri tek veshja e shkëlqyeshme dhe moderne e Renée Zellweger, këto janë 10 veshjet më të preferuara të natës.
Askush nuk e nisi sezonin e ndarjes së çmimeve më mirë se sa Scarlett Johansson e cili solli dramë, magjepsje dhe ngjyra në tapetin e kuq.
Ajo zgjodhi një fustan ngjyrë të kuqe nga Vera Wang.
Një tjetër zonjë me të kuqe natën ishte Helen Mirren e cila dukej shumë stil me fustanin e Dior.
Ajo përfundoi pamjen magjepsëse me një buzë të kuqe të errët dhe shumë diamante të Harry Winston.
Zoey Deutch solli një trend tjetër ngjyrash në tapetin e kuq të natës së kaluar me një fustan të verdhë të ndritshëm me mëngë nga Fendi.
Ylli rrëshqiti flokët e saj mbrapa dhe shtoi një gjerdan blu mahnitës Harry Winston, i cili ndërthurej në mënyrë të përkryer me ngjyrën e fustanit.
Priyanka Chopra sjell gjithmonë një dozë magjie për cilindo event që ajo merr pjesë dhe natën e kaluar nuk kshte përjashtim.
Aktorja zgjodhi një fustan të purpurt e kombinuar me diamante të shkëlqyeshme Bulgari.
Sienna Miller pëlqen të luajë me stilin e saj, dhe pamja e mbrëmshme e frymëzuar nga Greqia e Gucci ishte e mahnitshme.
Dizajni me ngjyra shfaqi detaje të thella të një stili të freskët dhe unik në ndarjen e çmimeve të sezonit.
Gugu Mbatha-Raë është akoma nën atmosferën e festave.
Aktorja britanike zgjodhi një fustan të artë nga Gucci për "Golden Globes", të cilën ajo e bashkoi me një buzëkuq të kuq të guximshëm dhe një palë sandale të zeza të zhveshura.
Ajo mori një çmim për rolin në filmin “Judy”, por Renée Zellweger ishte gjithashtu një nga veshjet më të mira në tapetin e kuq.
Aktorja zgjodhi një fustan plot shkëlqim nga Armani Privé, me të cilin këpucët përputheshin në mënyrë të përkryer.
Kaitlyn Dever e Bookmart shkëlqeu me fustanin e saj voluminoz me lules nga Valentino Haute Couture.
Duke e lënë veshjen të fliste, ajo kishte një make-up të thjeshtë e delikat.
Aktorja Saoirse Ronan kaloi në tapetin e kuq me një fustan të Celine.
Ajo dukej si një sirenë nën fustanin me luspa peshku në ngjyrë kafe të hapur.
E famshmja Jennifer Aniston zgjodhi Dior në çmimet “Golden Globe” të këtij viti.
Një fustan i zi bust deri në fund të këmbëve më një material pak të ngrirë ajo shkëlqeu në eventin e rëndësishëm.