Cilët vipa shqiptarë agjërojnë për muajin e Ramazanit, që nga Sidrit Bejleri, Mozzik e këngëtarja Fifi (FOTO)

Cilët vipa shqiptarë agjërojnë për muajin e Ramazanit, që nga Sidrit Bejleri, Mozzik e këngëtarja Fifi (FOTO)

Sidrit Bejleri

Ky muaj është shumë i veçantë për të gjithë besimtarët myslimanë, të cilët kanë nisur agjërimin edhe pse në kushte shumë të ndryshme për shkak të izolimit.

Muajin e Ramazanit e feston cdo besimtar, ku pjesë e agjërimit janë edhe vipat shqiptarë.

Sidrit Bejleri postoi një shprehje shumë domethënëse ku shkruhej: “Ramazan nuk do të thotë të humbasësh peshë, por të pastrohesh nga gjynahet! Ju uroj një Ramazan bekimesh, faljesh dhe shëndeti për ju dhe familjet tuaja!”

Dy reperët Mozzik e Getinjo përmes rrjeteve sociale bënë të ditur se po agjërojnë.

Edhe këngëtarja Çiljeta ka agjëruar këtë muaj, gjithshtu ka postuar edhe një foto pas faljes së namazit.

Ndërsa Fjolla Morina postoi një foto në kohën e syfyrit dhe shkroi: “Lutje në kohën e begatë të Syfyrit! Zot na fal e na mëshiro, na e dhuro Xhenetet e Përjetshme e mos na dëno”.

Çiljeta gjithashtu është një nga këngëtaret e cila agjëron. Ajo postoi një foto në kohën kur fali namazin, teksa shfaqej e mbuluar.

Gjithashtu edhe Fifi është një nga artistet që agjëron, duke u bërë pjesë e këtij muaji të begatë.

“Allahu na e pranoftë agjërimin”, shkruan Fifi në një postim në Instagram.

Reperi Don Arbas gjithashtu është ndër vipat që agjëron dhe i uroi të gjithë besimtarët me një foto të kalendarit të Ramazanit.

“Allahut i jemi falënderues që na e mundësoi arritjen e muajit të shenjtë të Ramazanit (Ramadan). Shumë nuk e patën këtë mundësi ta presin muajin e bekuar të Ramazanit e neve që na u dha kjo mundësi ta shfrytëzojmë ashtu si na ka hije dhe e lusim Allahun që të na mundësojë agjërimin e plotë që së bashku ta presim pastaj festen e Fiter Bajramit (In sha’Allah). Ja uroj besimtarëve këtë muaj të bekuar dhe ju dëshiroj Agjërim të lehtë dhe e lusim Allahun të na i pranojë Ibadetet tona Amin”, ka shkruar ai në profilin personal.

Ora 19:43
Cilët vipa shqiptarë agjërojnë për muajin e Ramazanit, që nga Sidrit Bejleri, Mozzik e këngëtarja Fifi
1/7
  • Komento

    KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

    Komente

    • ENI: 27/04/2020 23:54

      PER TE GJITHE TE LEHTE E TE PRANUAR

      Përgjigju
    • Sondazhi i ditës:

      A ka politika frikë nga SPAK-u?



    ×

    Lajmi i fundit

    Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët

    Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët