Deputeti i LSI, Vangjel Tavo, feston sot përvjetorin e tij të lindjes. Kjo ditë tepër e veçantë për deputetin është zbuluar gjatë mbledhjes së Komitetit Drejtues Kombëtar të LSI, i cili u mblodh ditën e sotme.

Ka qenë kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, që e ka nisur fjalën e saj me një urim për deputetin. Më tej, Kryemadhi shprehu keqardhje që ditëlindja e Tavos përkonte me mbledhjen jashtë radhës të Komitetit Drejtues të LSI për shkak të situatës në të cilën ndodhet vendi.

“Më lejoni që dhe në emrin tuaj t’i uroj Vangjel Tavos ditëlindjen. Më vjen keq që ditëlindja jote përkon me këtë mbledhje që është pak jashtë radhës për shkak të situatës ku gjendemi”, tha Kryemadhi.

d.c./shqiptarja.com