Cili është hoteli i mallkuar në SHBA...ja historia e gruas së vrarë (FOTO)

Cili është hoteli i mallkuar në SHBA...ja historia e gruas së vrarë (FOTO)

Për të gjithë klientët e guximshëm, në Amerikë është hapur hoteli më i mallkuar në botë.

Pas një rinovimi që ka kushtuar 25 milionë dollarë, "Read Hotel", që ndodhet në Tenesi ka hapur dyert për klientët.

Ky hotel ka një histori të frikshme.

Në dhomën 311 të tij thuhet se një grua e quajtur Annalisa Netherly është vrarë nga i dashuri i saj në vitin 1920 dhe që nga ajo ditë, Annalisa endet nëpër korridoret e këtij hoteli.

Tashmë, dhoma 311 do të jetë e disponueshme për prenotime në datat 3, 10, 17, 24 dhe 31 tetor.

Këto do të jenë datat e vetme për këtë vit, pasi ditët e tjera dhoma nuk do të mund të prenotohet.

Dhoma 311 është njësoj si një dhomë e viteve ’20.

Ka një radio të vjetër që nuk punon, një tualet të vjetër, mobilje antike dhe parket druri. 

Sipas faqes së internetit të Read Hotel, në dhomë përfshihen edhe aktivitete paranormale si luhatje e dritave, zhurma të pashpjegueshme, shfaqje fantazmash dhe rrjedhje uji në tualet.

Ora 21:18
Cili është hoteli i mallkuar në SHBA...ja historia e gruas së vrarë
1/12
  • Komento

    KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

    • Sondazhi i ditës:
      27 Nëntor, 11:43

      Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



    ×

    Lajmi i fundit

    Durrës/ Në kërkim për armëmbajtje pa leje dhe shitje narkotikësh, arrestohet 41-vjeçari (EMRI)

    Durrës/ Në kërkim për armëmbajtje pa leje dhe shitje narkotikësh, arrestohet 41-vjeçari (EMRI)