Avokati Lulzim Alushaj, ka kërkuar zgjatjen e mandatit të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit (ONM).
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Alushaj ka propozuar që mandati i ONM të shtyhet dhe misioni i tij të caktohet pranë ILD, si dhe pranë KLP dhe KLGJ, me të njëjtat kompetenca që kishte më herët.
Kjo kërkesë e Alushajt vjen pasi ai ka ngritur shqetësimin për mungesën e mbikëqyrjes ndërkombëtare në fazat e mëtejshme të sistemit të drejtësisë, pas përfundimit të mandatit të ONM-së.
Postimi i avokatit Alushaj:
Mandati i Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit (ONM) filloi me themelimin e organeve të reja të procesit të rivlerësimit të subjekteve të përcaktuar në Kushtetutë dhe në ligjet respektive.
Sipas Aneksit B dhe nenit 179/b të Kushtetutës ONM mbështet procesin e rivlerësimit dhe drejtohet nga Komisioni Europian, mandati i tij përfundon me mbarimin e mandatit të KPA.
Roli i ONM përgjatë këtij procesi ka qenë i rëndësishëm pasi garantonte një skanim të veçuar dhe të paanshëm të situatës dhe rasteve konkrete mbi atë proces rivlerësimi.
Por, pas mbarimit të mandatit të ONM, kush organizëm ndërkombëtar ka akses dhe mundësi rekomandimesh në fazën e ankimeve, hetimeve disiplinore pranë ILD? Sot asnjë organizëm ndërkombëtar nuk ka mundësi të mbështesë apo mbikqyrë ILD në punën dhe vendimet e saj.
Mbajtur parasysh që ILD, në projektin kushtetues dhe ligjor në vend, ka një rol themelor për të garantuar transparencën, llogaridhënien, forcimin e praktikave mbi inspektimet nëpër prokurori e gjykata, por, sipas të dhënave zyrtare dhe opinionit publik në vend e më gjerë, ky mision po dështon në mënyrë spektakolare. Për sa më sipër mund dhe duhet të mendohet që mandati dhe misioni i ONM të shtyhet dhe, kësaj here, të caktohet pranë ILD, KLP dhe KLGJ me të njëjtat kompetenca që kishte më herët.
Komente













Të tërë këto institucione jan kotë,sa marin rrogat.Një arkitekti i duhet liçensa dhe me kohë vlerësimi i saj në klasa sipas punëve .PO NJË JURISTË PAS DIPLOMIMIT(PALE ATA TË PLEPAVE QË JANË NË KRYE DHE NËPËR STUDIO) PËRSE NUK KA KUALIFIKIM?PËR MUA SHKALLA E PASTËRTIS SË FIGURËS TË PËRÇAKTOHET NGA ORG. E SH.I.SH. DHE SHKALLA E AFTËSIS JURIDIKE NGA KOMISION AKADEMIKËSH DHE TREGUES TJETËR PËRVOJA.
Përgjigju