Cilin ushtar do të japë Rama për të fituar mbretin?

Cilin ushtar do të japë Rama për të fituar mbretin?

Edi Rama

Si dihet, presidenti i Republikës, Ilir Meta, nuk nënshkroi aktin e dekretimit të ministrit të ri të Punëve të Brendshme, Sander Lleshi, që ishte propozuar nga shefi i qeverisë Edi Rama.

Presidenti Meta bëri kështu aktin e dytë antikushtetues,

Akti i tij i parë ishte kur, në fushatën e zgjedhjeve politike të vitit 2017, ai jo vetëm u përfshi gjerësisht, si një lojtar politik i rëndësisë së veçantë, por bëri dy thirrje që do i kushtonin vendit rëndë:

a – bëri thirrje për armatosjen e përgjithshme të popullsisë, çka është një thirrje e rëndë antikushtetuese dhe,

b – pastaj, paralajmëroi se nuk do e dekretonte qeverinë e re fituar nga socialistët.

Akti i tij i dytë antikushtetuese është tani, pasi , sipas nenit 98 të Kushtetutës, shefi i Shtëpisë Presidenciale, nuk ka të drejtën e refuzimit apo të kthimit prapësht të propozimit kryeministror, por vetëm kryen aktin ceremonial.

Për më tepër, askush nuk mund të përjashtohet vetëm se presidenti nuk ka formuar bindje, pasi shteti nuk qeveriset sipas bindjeve të Metës, por sipas Kushtetutës, ligjeve dhe akteve normativë.

Po të ishte për bindje private, qoftë edhe të një presidenti do të qeverisin vetëm ata që do të kishte dashur një njeri dhe nuk do të kishte pasur nevojë për zgjedhje.

Si për të theksuar përtalljen me Kushtetutën dhe me njerëzit, zyra presidenciale, bëri vetëm një lajmërim për bindjet e presidentit, por nuk e arsyetoi vendimin e tij; ku mbështetet ai, pas cilit ligj, në cilat nene të Kushtetutës, ku e merr fuqinë Presidenti, etj.

Vetëm dy rreshta, sikur të lajmëronte se , sot presidenti për shkak të bindjeve të tij, nuk doli në punë”.

Vendimit të Presidentit shefi i qeverisë iu përgjigj në mënyrën më habitore.

Ai paralajmëroi deputetët e tij që të mos diskutonin dhe të mos shpreheshin për këtë vendim, sikur të mos kishte të bënte me përfaqësues të popullit, të paktën teorikisht, por me një togë rreshterësh të klasit të tretë, të cilët, mblidhen, shpërndahen dhe shkojnë për gjumë vetëm kur bie bilbili i shefit të qeverisë; dhe, theksoi se politika është një lojë shahu.

Sot, për 90 minuta, ai dhe presidenti u mblodhën për një “lojë shehu” në zyrat e këtij të fundit.

Nuk janë takuar për gjëra të mëdha dhe të rëndësishme, por, shyqyr, ra kjo shkelje kushtetute dhe u panë.

Pas 90 minutave me perde të mbyllura, askush nuk e mori vesh se çfarë ndodhi mes tyre.

Së shpejti do të shohim se cilin ushtar ka falur Edi Rama për të fituar mbretin?

Ka dhënë kryetarin e Kontrollit të Lartë të Shtetit, ka dhënë ndonjë premtim që njëra nga zonat e dorës së fortë të Prokurorisë , Arta apo Donika, të ikë nga posti, duke justifikuar çizmen e Monikës, do të japë Gjushin e Durrësit apo Sejdiun e Elbasanit, do të nisë Tahirin në një drejtim të paditur…do të mbyllë dosjet e 21 janarit… do i bëjë thirrje baba Takut që të mbyllë çantën…

Sepse një lojë shahu pikërisht kështu është: duhet të japësh, pa të marrësh.

Një lojë që politika e tashme e di më mirë se të gjithë të tjerët.

Që lëvizja e Metës është bërë për të marrë, kjo dihet. Që Rama , po ashtu, si në një lojë shahu, do të afrojë diçka, të paktën ndonjë oficer, edhe kjo dihet.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Anes Elbes: 05/11/2018 00:28

    Eshte e "e thjeshte" per te kuptuar levizjen e z.Km se cili eshte "ushtari" i radhes qe i duhet te sakrifikoje o Bedri ! Rama eshte zene shah-mat qe me 1 Prill te 2013 dhe tani ne levizjen e radhes te "ushtarit" apo edhe te "mbretereshes " se tij ,eshte thjesht nje formalitet,aq me teper qe Rama ne momentin qe i dhuroi Presidencen i ka dhene Metes "edhe gurin edhe arren" .Keshtuqe ai per te ruajtur vehten dhe "garantuar" Berishes "paprekshmerine" sidhe per te paralizuar vazhdimesine e "Vetingut" dhe penguar ndertimin e shtetit ,te institucioneve te vendit, do t'i kerkonte Rames te sakrifikonte jo vetem nje apo dy "ushtar", por duke qene nje lojtar " i piset " shahu (qe nuk do te pranohej ne fakt ne asnje "tavoline" te rregullt ),ai jam i bindur qe i ka kerkuar Rames te sakrifikoje te gjithe " listen e ushtareve" qe ai mendon se i ka "gjemba"ne punen e tij te "veshtire" te Presidentit,ne menyre qe te arrije ate qe nuk e ben dot opozita , ne mosfunksionimin e shtetit dhe ne shkaterrimin e qeverise. Z.Bedri,me "keshillen e fundit" qe i jep deputeteve te ( pa ) varur socialiste ky,Km yne ,a mos ka ardhur koha te analizosh me mire pyetjen ; "a mos ka nje marrveshje Konspiracioni" midis Berishes-Metes-Rames per gjithcka qe ndodh ne kete "teatrin e madh te politikes shqiptare!?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Gaza/ Foshnja e porsalindur vdes nga i ftohti natën e Krishtlindjes, ndërsa Izraeli dhe Hamasi debatojnë për armëpushimin

Gaza/ Foshnja e porsalindur vdes nga i ftohti natën e Krishtlindjes, ndërsa Izraeli dhe Hamasi debatojnë për armëpushimin