Cilit ishin specialistët shqiptarë

Cilit ishin specialistët shqiptarë
TIRANE - Zonja Uang Lei rrëfen edhe historinë se me çfarë vendosmërie një nga specialistët shqiptarë, z. Daut Kryemadhi, ka ndjekur radion kineze që nga viti 1969, kur sapo u hapën transmetimet e emisioneve në gjuhën shqipe.

Ai vërtetoi kohët e vështira në fillim të krijimit të redaksisë, punën këmbëngulëse dhjetëra vjeçare të disa brezave të punonjësve të redaksisë si dhe përparimet e redaksisë.” E gjithë familja e tij është dëgjuese e rregullt e radios sonë.

Ai ka ruajtur letërkëmbim me redaksinë për shumë vjet. Ai tha se Radioja e Jashtme e Kinës për të është një mik i dashur, që e shoqëron gjatë rrugës mbi 40-vjeçare, plotë kujtime të bukura”, shprehet zonja .....Lei.

Pyesim zonjën Lei për rrugën e vështirë të qëndresës së radios që flet shqip në Kinë, se çfarë ndodhi me shkëputjen e marrëdhënieve ne Kinën në komunizëm, gjë që bëri të vështirë edhe transmetimin e valëve të Radios në Shqipëri.

“Gjatë dekadave, shumë dëgjues të rregullt si Kryemadhi kanë ndjekur emisionet tona nëpërmjet valëve të shkurtra, që nuk ishin shumë të qarta. Por kjo gjendje ndryshoi në vitin 2004”, thotë zonja Lei.

Cili është ndryshimi, Zonja Lei?
-Në vitin 2004, me ndihmën e RTSH-së, emisionet tona filluan të transmetohen edhe me valët e mesme. Kjo bëri që shumë dëgjues shqiptarë, të vjetër dhe të rinj, të dëgjojnë qartë emisionet tona.

Nëpërmjet veprimtarive të radios sonë, Kryemadhi njohu shumë dëgjues të tjerë shqiptarë. Në vitin 2005, ai krijoi në Tiranë klubin e dëgjuesve të Radios së Jashtme të Kinës, me emrin “Miqësi”.
 
Çfarë misioni ka ky klub?
-Gjithmonë në funksion të forcimit të miqësisë midis dy popujve tanë, shkëmbimet kulturore, traditat, kultura etj. Në qershor të vitit 2006, në një aktivitet të Klubit “Miqësi” mori pjesë një i ri nga Kosova, që quhet Dukagjin Mulahasani. Ai ndjek emisionet tona jo nëpërmjet radios, por edhe në internet.

Në fund të vitit 2003, redaksia e Shqipes publikoi uebsajtin në internet, albanian.cri.cn. Kjo ka bërë që ta vizitojnë uebsajtin tonë shqipfolës, në mbarë botën, që tërhiqen nga informacione e pasura për Kinën. Nëpërmjet internetit, njohim më shumë shqipfolës.

Dukagjini është njëri prej tyre. Ai ka ushtruar gjimnastikën kineze Konfu për shumë vjet dhe quhet vet “tifozi i parë i Konfu-së në botë”. Nëpërmjet uebsajtit tonë, ai filloi të mësoje gjuhën kineze dhe mblodhi tregime kineze për t’i dëgjuar, ndërsa drejton makinën.
 
Çfarë temash publikon faqja juaj në internet, për çfarë u vjen në ndihmë dëgjuesve të radios?
-Në fund të vitit 2008 faqja jonë në internet publikoi faqet e reja, që u kushtojnë më shumë vëmendje ekonomisë dhe kulturës kineze. Hapëm edhe një “forum”, ku Dugagjini dhe të tjerë diskutojnë shpesh me shqipfolës të tjerë në internet për Konfunë, për Taoizmin dhe për kulturën dhe  ekonominë kineze.

Gjatë 44 vjetëve të kaluara, disa breza të Redaksisë së Shqipes kanë dhënë kontribut për transmetimin e pandërprerë të emisioneve në gjuhën shqipe, për miqësinë mes dy popujve.
 
Keni kontakte me kolegët shqiptarë?
-Sigurisht. Këto vitet e fundit kemi pasur më shumë kontakte e shkëmbime me kolegët shqiptarë. Dua të vlerësoj me këtë rast kolegun Gazmend Agai, që punon për radion tonë.

Në vitin 2010, Radioja jonë organizoi “Renditja e qyteteve turistike kineze, e rekomanduar nga përdoruesit e internetit të mbarë botës”, duke bashkëpunuar me shumë media të huaja, që përfshijnë edhe TV Klan.

Në vitin 2011, duke bashkëpunuar me uebsajtin Albu.com, redaksia e shqipes organizoi “Java e filmave kinez në internet”, duke shfaqur 6 filma të fundit kinezë nëpërmjet internetit për auditorët shqiptarë.


Gjithashtu këtë vit, ne bashkëpunim me Radion Tirana, organizuam “Udhëtimi në Kinë përmes Konfusë”, ku morën pjesë shumë tifozë shqiptarë të Konfusë.

Në vitin 2012, përsëri me Radio-Tirana, bashkëpunuam për një rubrikë ekonomike një herë në javë, e cila u drejtua bashkërisht nga folësit e Radios së Jashtme të Kinës dhe e Radios Tinara, për temat ekonomike që na interesojnë së bashku.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 07.06.2013
 
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Parada e Shqiptarëve në Tiranë, Report Tv sjell atmosferën e parapërgatitjeve

Parada e Shqiptarëve në Tiranë, Report Tv sjell atmosferën e parapërgatitjeve