Vitet bëjnë punën e tyre, prandaj edhe Çiljeta nuk ka sesi fsheh që tani pas gati një dekade në skenë, nuk mund të jetë më ajo vajza lozonjare që shumica e njerëzve e identifikojnë me linjat e saj perfekte dhe sharmin e një femre sensuale.
Vitet bëjnë punën e tyre, prandaj edhe Çiljeta nuk ka sesi fsheh që tani pas gati një dekade në skenë, nuk mund të jetë më ajo vajza lozonjare që shumica e njerëzve e identifikojnë me linjat e saj perfekte dhe sharmin e një femre sensuale. Ka ardhur momenti që të përjetojë ndryshimin e madh për të cilin ka folur shpesh, të të qënit më serioze dhe me një imazh më të qëndrueshëm. Syzet e reja ngjyrë pink, që nuk janë aspak për qëllime shëndetësore, por estetike, tendenca e fundit e stilistëve për t’u dukur një femër prej së cilës mund të mësosh më shumë duke e njohur nga afër. E përtej kësaj, qëndrimi sensual, impostimi i staturës dhe buzëve e tradhëtojnë sërish këngëtaren e njohur. Vetëm pak ditë më parë këngëtarja deklaroi se po planifikon të bëhet së afërmi nënë, ndoshta ky ndryshim i lookut, është vetëm zanafilla e një transformimi të madh.
Sondazhi i ditës: 23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
Të drejtë
15.3%
Të gabuar
81.4%
Nuk e di
3.4%
Vota total: 4463
Votat totale janë unike
Sondazhi i ditës: 23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?