TIRANË - Bashkëjetesa fetare në Shqipëri është kthyer në një temë të preferuar në auditorët e Europës. Një konferencë shkencore ndërkombëtare për bashkëjetesën fetare është organizuar nga Universiteti i Bolonjës, Itali dje dhe do të vijojë edhe gjatë ditës së sotme. Referuesi kryesor i kësaj konference ka qenë prof. Giovanni Cimbalo, i cili një vit më parë erdhi për trajtimin e kësja teme edhe në Shqipëri. Prof. Cimbalo është autori i një libri monografik fillimisht të botuar në Itali dhe, së fundi, përkthyer dhe botuar edhe në gjuhën shqipe nën titullin “Pluralizmi i besimit dhe komunitetet fetare në Shqipëri” (“Naimi”, Tiranë 2013). “Shqipëria i ofron BE një formulë suksesi për bashkëjetesën fetare, një model për promovimin e bashkëjetesës fetare në kushtet e globalizmit dhe radikalizmit fetar”, u shpreh prof. Giovanni Cimbalo.
/Shqiptarja.com





