TIRANE- Ministritë dhe Gjykata e Lartë shkelin ligjet duke mbajtur të fshehur apo mos publikuar brenda afateve të përcaktuara me ligj vendimet unifikuese (Nga ana e Gjykatës) apo udhëzimet e firmosura nga ministrat. Nga një monitorim i Qendrës për Cështje të informimit Publik për 2011, konstatohet se situata më e përkeqësuar është në Gjykatën e Lartë e cila “nuk ka botuar 6 nga 13 vendimet unifikuese në Fletore Zyrtar”. Ndërkohë që në pushtetin ekzekutiv problematike mbeten disa ministri ku në vend të parë për shkelje e zë ministria e Bujqësisë me në krye Genc Ruli.
“75% te udhëzimeve të kësaj ministrie nuk janë publikuar në Fletore zyrtare”- informon Qendra për Cështje të informimit Publik e cila sot paradite publikoi raportin “Transparenca e Botimeve zyrtare në Republikën e Shqipërisë 2011” të publikuar sot nga Qendra për Cështje të informimit Publik mbështetur nga Partnership për Transparency Fund, PTF, me seli në Ëashington D.C. Objekt i këtij raporti është botimi i akteve të institucioneve qendrore kushtetuese në Fletoren Zyrtare.
GJYKATA E LARTË
Qendra për Cështje të informimit Publik informon se situata më e përkeqësuar është në Gjykatën e Lartë. Gjysma e vendimeve unifikuese, 6 nga 13 vendimet, nuk janë publikuar në Fletore Zyrtare. “Gjyqësori vonon deri ne 5 muaj afatet për shpalljen e vendimeve gjyqesore në fletoren zyrtare. .Përgjegjësia mbetet tek gjyqtarët të cilët bëhen shkas për vonesat në shpalljen e vendimeve unifikuese si pasojë e mos- arsyetimit të tyre brenda afateve që cakton ligji neni 19 i ligjit 8588 dt 15/3/2000 “Mbi organizimin dhe funksionimin e Gjykatës së Lartë të R. Sh’- deklaroi sot paradite Gert Shella, drejtuesi i kësaj qendre. ÇIP konstaton se kryesisht vonohet arsyetimi i mendimit të pakicës, çka mban “peng” shpalljen mandej botimin në Fletoren Zyrtare të Vendimeve Unifikuese.
ÇIP konstaton se kryesisht vonohet arsyetimi i mendimit të pakicës, çka mban “peng” shpalljen mandej botimin në Fletoren Zyrtare të Vendimeve Unifikuese.
FSHEHJA E UDHEZIMEVE, RULI KAMPION
Në Pushtetin Ekzekutiv, për mosbotimin e akteve në Fletore Zyrtare kampion mban ministria e Bujqësisë e cila nuk ka publikuar 75 % e udhëzimeve. Më pas vjen Ministria e Arsimit e drejtuar nga Myqerem Tafaj, me 40 % e udhëzimeve të pabotuara, Ministria e Financave e drejtuar nga Ridvan Bode me 22 % të udhëzimeve të pabotuara.
CIP thotë se përgjegjësi për mos botimin e akteve janë funksionarët e administratës publike. (më së shumti sekretarët e përgjithshëm) . “Është absurde që udhëzimet firmosen nga ministrat, të mos dërgohen për botim nga varëtësit e tyre në adminsitratë. Është po aq absurde, që institucioni, i cili është i interesuari kryesor që aktet që ai nxjerr të njihen e rrjedhimisht të zbatohen, të mos marrë masa efikase për botimin e tryre”- deklaroi Gert Shella në një bisedë në studion e Tv A1 Report.
Sa i takon pushtetit legjislativ raporti i CIP vlerëson se të gjitha ligjet janë botuar në Fletore Zyrtare, ndërsa pushteti ekzekutiv ka pasur një përmirësim të dukshëm, krahasuar me vitet pararendëse. "Janë vetëm 16 VKM të cilat nuk janë botuar në fletore dhe 100 që klasifikohen në zonën gri dhe që ka dijeni vetëm KM se cfarë janë. Nuk mund të hamendësojmë dokumentet pasi mund të jenë dhe sekrete dhe jo të gjitha janë të publikueshme në fletoren zyrtare”-sqaroi Shella në bisedën në studion e Tv A1 Report.
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com