Çipa, drejtor i Policisë së Tiranës
u gradua pas kapjes së ikonave

Çipa, drejtor i Policisë së Tiranës<br />u gradua pas kapjes së ikonave
TIRANE- 36 drejtues të lartë të policisë së shtetit janë lëvizur dje nga një strukturë në tjetrën, ndërkohë që kjo reformë ka prekur edhe kreun e policisë, që me vendim qeverie u zëvendësua nga Artan Didi. Tahiri gradoi shefin e antitrafikut Ardian Çipa në krye të Tiranës, pas kapjes së “thesarit” me ikona
 
Policia e Shtetit ka pësuar dje një rokadë të thellë, që ka ndryshuar jo vetëm kupolën në qendër, duke nisur nga Drejtori i Përgjithshëm, dy zëvendësit e tij, por edhe 12 drejtorët e policisë në qarqe. Lëvizja është shoqëruar edhe me ndryshimet strukturore të policisë, të cilat ishin paralajmëruar nga Partia Socialiste, që para se të fitonte zgjedhjet e këtij viti. Këto ndryshime thelbësore, si në staf, ashtu edhe në strukturë janë bërë publike nga vetë ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, i cili nuk ka lënë pa përmendur edhe krijimin e një Task-Force.

Lëvizjet në polici kanë nisur që m­ëngjesin e djeshëm, pasi Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Hysni Burgaj, i thirrur natën nga ministri Tahiri, kishte firmosur lëvizjen për 12 drejtorët e policisë në qarqe. Mes të emëruarve janë pesë oficerë policie, të cilët kishin dalë në reformë nga qeveria e mëparshme që në vitin 2007. Ish-drejtorët, që ushtronin funksionet e tyre deri dje paradite, janë dërguar si specialistë për strategjinë apo në Akademinë e Rendit, me detyra të parëndësishme.

Por, menjëherë pas firmosjes së urdhrave për 12 drejtorët e policisë në qarqe, edhe vetë Burgaj ka dhënë dorëheqjen nga detyra e tij, duke hapur rrugën që ministri i Brendshëm të bëjë propozimin pranë qeverisë për emrin e ri të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit. Saimir Tahiri ka ndryshuar edhe dy zëvendësdrejtorët e përgjithshëm të policisë, Muhamet Rrumbullakun dhe Tonin Vocajn, që mbante funksionin e Agron Kuliçajt nga momenti i largimit të tij, vetëm pak ditë para se të krijohej qeveria e re.

Në funksionin e zëvendësdrejtorit të përgjithshëm të policisë për hetimin e krimeve është vendosur Sokol Bizhga, një nga oficerët e lartë të policisë, i cili deri dje punonte në Drejtorinë Kundër Krimeve të Rënda të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë. Ndërsa zëvendësdrejtor i përgjithshëm për rendin është emëruar Altin Qato, i cili deri para pak muajsh mbante funksionin e drejtorit të policisë së Beratit dhe para zgjedhjeve ishte transferuar me detyrë në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë.

Në mbrëmje, Tahiri ka bërë publik edhe vendimin e qeverisë për drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, që rezulton të jetë Artan Didi, i cili ishte përfolur prej disa javësh. Didi, me një karrierë të gjatë në polici, me funksione si në hetimin e krimeve, ashtu edhe në të rendit, ishte nxjerrë në reformë në vitin 2006 nga qeveria e asaj kohe. Në postin e drejtorit të qarkut të Tiranës, më të rëndësishmin në vend u caktua drejtuesi i operacionit të dy netëve më parë për kapjen e sasisë gjigande të ikonave, drejtori i Antitrafikut në Policinë e Shtetit, drejtues Ardian Çipa, çka u konsiderua si një gradim.

Pas emërimeve të kryera, Tahiri ka pritur në zyrën e tij të gjithë drejtorët e rinj, bashkë me kreun e policisë, nga të cilët ka kërkuar vetëm punë. “Hiqni njëherë e përgjithmonë konceptin e të fortit dhe të pazëvendësueshmit në polici. Jemi të gjithë në provë, duke filluar nga unë, e deri tek i fundit”- ka deklaruar Ministri. Tahiri tha gjithashtu se Drejtoria e Përgjithshme do të reduktohet nga 811 punonjës që ka aktualisht në 255 të tillë, pasi pjesa tjetër do të zbresin në qarqe, me qëllim për të rritur sa më shumë prezencën policore pranë komunitetit.

didi vs burgaj me logo
(FOTO: Nga e majta, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Artan Didi dhe ish-Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj)



LISTA ME 36 EMRAT QE LEVIZIN NE KUPOLEN E POLICISE

Muhamet Rrumbullaku
emerohet ne detyren Shef i Sektorit te Programeve Mesimore ne Qendren e Formimit Policor
Sokol Bizhga
emërohet nëndrejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit per hetimin e krimit
Altin Qato,
emerohet ne detyren Zv/Drejtor i Pergjithshem ne Departamentin per Sigurine Publike
Tonin Vocaj,
emerohet ne detyren Specialist ne Sektorin e Studimeve Strategjike ne DPP
Nikolin Bala
emerohet ne detyren Specialist ne Sektorin e Studimeve Strategjike ne DPP
Mergim Hoxha
emerohet ne detyren Specialist ne Sektorin e Studimeve Strategjike ne DPP
Gjergj Jorgo
emerohet ne detyren Specialist ne Sektorin e Studimeve Strategjike ne DPP
Pellumb Seferi
emerohet ne detyren Specialist ne Sektorin e Studimeve Strategjike ne DPP
Arjan Bozhaj
emerohet ne detyren Specialist ne Sektorin e Studimeve Strategjike ne DPP
Artan Cuku
emerohet ne detyren Specialist ne Sektorin e Studimeve Strategjike ne DPP
Ardian Çipa
emerohet ne detyren
Drejtor i Drejtorise Policise Qarkut Tirane
Ervin Hodaj
emerohet ne detyren Drejtor i Drejtorise Policise Qarkut Fier
Kastriot Skenderaj
emerohet ne detyren Drejtor i Drejtorise Policise Qarkut Vlore
Haki Çako
emerohet ne detyren Drejtor i Drejtorise Policise Qarkut Gjirokaster
Lorenc Panganika
emerohet ne detyren
Drejtor i Drejtorise
Policise Qarkut Berat
Bernard Caushaj
emerohet ne detyren Specialist ne Sektorin e Studimeve Strategjike ne DPP
Halit Murataj
emerohet ne detyren Specialist ne Sektorin e Studimeve Strategjike ne DPP
Emri Vata
emerohet ne detyren Specialist ne Sektorin e Programeve Mesimore ne Qendren e Formimit Policor
Arben Hajdarmataj
emerohet ne detyren Specialist ne Seksionin e Trajnim, Shkollim te Nivelit te Mesem e te Larte Drejtues ne Qendren e Formimit Policor
Aleks Hajdari
emerohet ne detyren Shef i Sektorit te Trafiqeve te Paligjshme, ne DPP
Muharrem Furriku
emerohet ne detyren Specialist ne Sektorin e Programeve Mesimore ne Qendren e Formimit Policor
Izet Hysa
emerohet ne detyren Specialist ne Seksionin e Trajnim, Shkollim te Nivelit te Mesem e te Larte Drejtues ne Qendren e Formimit Policor
Saimir Muça
emerohet ne detyren Specialist ne Seksionin e Trajnim, Shkollim te Nivelit te Mesem e te Larte Drejtues ne Qendren e Formimit Policor
Shkelzen Aliaj
emerohet ne detyren Specialist ne Sektorin e Studimeve Strategjike ne DPP
Astrit Halilaj
emerohet ne detyren Specialist ne Sektorin e Studimeve Strategjike ne DPP
Jashar Vrekaj
emerohet ne detyren Specialist ne Sektorin e Programeve Mesimore ne Qendren e Formimit Policor
Ilo Keçka
emerohet ne detyren Specialist ne Sektorin e Programeve Mesimore ne Qendren e Formimit Policor
Ilirjan Balla
emerohet ne detyren
Drejtor i Drejtorise Policise Qarkut Kukes
Perlat Vatoci
emerohet ne detyren
Drejtor i Drejtorise Policise Qarkut Diber
Besnik Muçmata
emerohet ne detyren Shef i Sektorit te Policise Gjyqesore ne Drejtorine e Forces se Posaçme ne DPP
Gentjan Shehaj
emerohet ne detyren Shef i Sektorit te Aseteve Kriminale ne DPP
Edmond Tarkaj
ripranohet dhe emerohet ne detyren Drejtor i Drejtorise Policise Qarkut Korçe
Perlat Çullhaj
ripranohet dhe emerohet ne detyren Drejtor i Drejtorise Policise Qarkut Durres
Shaban Nexhi
ripranohet dhe emerohet ne detyren Drejtor i Drejtorise Policise Qarkut Shkoder
Niko Brahimaj
ripranohet dhe emerohet ne detyren Drejtor i Drejtorise Policise Qarkut Lezhe
Neritan Nallbati
ripranohet dhe emerohet ne detyren Drejtor i Drejtorise Policise Qarkut Elbasan

Shkrimi u publikua sot (10.10.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, a duhet hetimet të shkojnë përtej mjekëve?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Mario Balotelli mezi qëndron në këmbë, sulmuesi filmohet i dehur dhe i shtrirë në rrugë

VIDEO/ Mario Balotelli mezi qëndron në këmbë, sulmuesi filmohet i dehur dhe i shtrirë në rrugë