Çipa: Gazetarët punojnë pa
u paguar dhe në informalitet

Çipa: Gazetarët punojnë pa<br />u paguar dhe në informalitet
TIRANE- Unioni i Gazetarëve Shqiptarë ka denoncuar dje krizën social-ekonomike në të cilën ndodhet tregu mediatik shqiptar. Kreu i Unionit, Aleksandër Çipa ka bërë publike se viti 2014 ka thelluar krizën ekonomike në mediat shqiptare, ka shtuar informalitetin dhe punën në të zezë, ka rrëzuar solidaritetin social të gazetarëve. “Disa të dhëna që japin një tablo të qartë të krizës ekonomiko-sociale në të cilën kanë rënë mediat dhe gazetarët shqiptarë.

Në 21 gazetat e përditshme të vendit, gjatë vitit 2014 vonesat e pagave mujore të gazetarëve dhë punonjësve kanë qenë fenomen që kanë prekur 18 prej tyre. Në 100 kanalet televizive të vendit në 94 prej tyre vonesat e pagave mujore për gazetarët kanë qenë të ripërsëritura kohë pas kohe, madje në 75 për qind të tyre ato kanë kaluar një, dy, deri në katër muaj. Në 75 radiot që aktualisht transmetojnë në gjithë vendin dhe ku gjenden të punësuar rreth 400 punonjës, mes të cilëve 100 gazetarë, vonesat e pagave prekin mbi 97 për qind të tyre.

Gjatë vitit 2014 kanë humbur vendet e tyre të punës, ose i kanë braktisur ato për shkak të punës së papaguar , 176 gazetarë. Nuk mund të flasim për mediat online, në të cilat përditë po punësohen gazetarë , kryesisht të rinj, të cilat ende nuk janë të regjistruara, ndërkohë që sipas një statistike të UGSH-së, aktualisht ka mbi 250 site dhe gazeta online, u shpreh kreu I Unionit të Gazetarëve.

Kontratat
Çipa ka vënë në pah një fenomen tjetër shqetësues me kontratat formale që u bëhen gazetarëve nga punëdhënesit, si dhe mashtrimin që u bëhet gazetarëve në mosderdhjen e kontributeve shoqërore dhe shëndetësore. "Treguesit e informalitetit janë thelluar. Në vetëm 9 media nënshkruhen disa kontrata formale me gazetarët dhe ato janë kontrata të njëanshme nuk janë të negociuara. Nuk ekziston asnjë strukturë sindikale, në asnjë nga mediat e Shqipërisë dhe po kaq fatkeqësisht edhe në median publike, kjo sindikatë është inekzistente.

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë, deklaron se në këto kushte, integriteti i gazetarëve dhe më së shumti i redaktorëve shqiptarë ka rënë dhe keqpërdoret prej interesave dhe konjukturave, mes politikës, pronarëve dhe grupeve të interesit", tha Çipa. Kreu i Unionit ka kërkuar nga shteti që të ndërhyjë për të rregulluar situatën dramartike ku ndodhet media, sidomos në atë publike.


Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 19 Tetor 2014

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)  

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Kapiteni Elseid Hysaj: Goli i dytë na 'preu' këmbët, edhe mund të fitonim

Kapiteni Elseid Hysaj: Goli i dytë na 'preu' këmbët, edhe mund të fitonim