Cipras në vizitë zyrtare në Turqi, takon patriarkun e Stambollit

/ATSH-AFP/ - Kryeministri grek, Aleksis Cipras takoi sot patriarkun ortodoks të Kostandinopolit, Bartolomeo, etapa e parë e një vizite në Turqi kushtuar çështjes së imigrantëve, njoftoi një fotograf.
Tsipras, për të cilin është vizita e parë zyrtare në tokën turke që prej ardhjes në krye të qeverisë greke në muajin janar, zhvilloi një takim me patriarkun, Bartolomeo, udhëheqësi më prestigjioz i Kishave ortodokse.
Kryeministri grek u nis për në Ankara ku do të takohet në mesditë me homologun islamo-konservator turk, Ahmet Davutoglu dhe më pas me presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan.
Çështja e imigrantëve do të jetë në qendër të bisedimeve mes dy vendeve.
Cipras kërkon që Turqia të kufizojë nisjen e imigrantëve, kryesisht të refugjatëve sirianë, nga brigjet e saj mesdhetare drejt ishujve grekë, portë hyrëse drejt Bashkimit Evropian.
Javën e kaluar, ministri grek për politikën e imigracionit, Iannis Mouzalas, i kërkoi Ankarasë të tregonte vullnet për ndalimin e fluksit të imigrantëve.
Në këtë pikëpamje, në një intervistë për të përditshmen turke "Hürriyet", publikuar sot, Cipras shpreson që vizita të kontribuojë në një bashkëpunim të sinqertë me Turqinë për të garantuar që imigrantët të transferohen në vendet e treta që nga Turqia në kuadër të një mekanizmi solid.

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Pamje/ Festivali i Dritave ndez skenën në Shirokë! Aty ku bashkohen muzika me traditën dhe bukurinë e liqenit