/ATSH-ANA-MPA/ - Nënvizuam bashkarisht progresin esencial që është shënuar kohët e fundit në negociatat e Grupit të Brukselit dhe se është mbuluar një pjesë e madhe e distancës, deklaroi kryeministri grek, Aleksis Cipras duke iu referuar takimit që pati me kancelaren gjermane Angela Merkel, presidentin francez Hollande dhe presidentin e Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker.
Cipras u shpreh optimist se "do të mundim së shpejti të kemi një evidentim të këtij progresi esencial".
Sipas kryeministrit "jemi më afër marrëveshjes së ndërmjetme, nga sa ishim ditët e mëparshme dhe për këtë jam shumë optimist".
Lidhur me kryetemën e samitit të jashtëzakonshëm, problemin e emigrantëve dhe refugjatëve, Cipras tha se është "një nga çështjet më të rëndësishme që ka për të trajtuar Europa në vitet e ardhshme dhe do të ishte mirë që çështje të tilla të mos trajtohen spontanisht me rastin e ngjarjeve të dhimbshme, por të planizojmë një strategji totale që do të respektojë sa të drejtat e njeriut, aq edhe sigurinë e qytetarëve evropianë".
"Në samit e bëmë të qartë se problemi i emigrantëve dhe refugjatëve nuk ka të bëjë vetëm me zonat e Mesdheut në Afrikën Veriore, por edhe Mesdheun Lindor, ku ekziston një portë e rëndësishme prej nga hyjnë fuklse kryesisht refugjatësh", theksoi Cipras.