Cirku Kombëtar ka sjellë atmosferën festive për gjithë publikun në prag të vigjiljes së Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri. “Gëzuar 2016” quhet shfaqja e vënë në skenë nga performuesit e talentuar të grupmoshave të ndryshme.
Premiera e pasur artistikisht dhe e arrirë profesionalisht do të shfaqet në arenën e cirkut çdo të shtunë dhe të dielë, në orën 11:00 deri në muajin shkurt. Akrobatë, kafshë të trajnuara, xhonglerë, numra shpejtësie dhe të tjerë numra mbreslënës argëtuan për rreth dy orë publikun e cirkut.
Të rritur dhe fëmijë ndiqnin gojëhapur performancat e një niveli të lartë vështirësie, ndërsa regjisorja dhe drejtuesja artistike e shfaqjes Alketa Haxhiu vlerësoi interesin e publikut, si formë mbështetje për artistët performues.

Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com