Champions League- Gola, spektakël, kartonë të kuq, penallti, emocione dhe në fund Manchester City triumfon përballë Bayern Munich me rezultatin 3-2 duke u rikthyer në garë për kualifikimin në fazën tjetër.

Aguero është heroi i anglezëve, pasi arriti që të shënonte 3 gola në portën e Nojer duke i dhuruar tre pikë me vlerë ekipit të tij duke e ngjitur në vendin e dytë.

Duke përfituar edhe nga ndalesa e Romës në Moskë përballë CSKA në fund, City ngjitet në vendin e dytë, por me pikë të barabarta me italianët dhe rusët, teksa gjithçka do të vendoset në ndeshjen e fundit për vendin e dytë.

Në grupin B, me 3 gola të Mesit, që thyen rekordin e Raul me 74 të tillë dhe një të Suarez që e bën ‘sefte’ me fanellën blaugrana, Barcelona shpartallon 0-4 APOEL Nikosia. PSG bëri detyrën duke mundur Ajax 3-1 duke shtyrë diskutimin për vendin e parë në ndeshjen e fundit.

Në grupin C, Chelesa shkatërroi 0-5 Schalken duke kryesuar me qetësi. Në grupin H, Porto fitoi 0-3 me Baten, teksa Bilbao surprizoi Shaktarin duke i marrë pikët e plota, por shanset për të kaluar më tej janë shumë të vogla.


d.b/shqiptarja.com