TIRANE, 4 Shkurt /ATSH-E,Xhajanka/- Akademiku Adrian Civici, është i mendimit se duhet të hartohet një plan i ri për parandalimin e përmbytjeve në vendin tonë.
Në kushtet kur përkeqësimi i motit, vlerësohet si një faktor parësor risku për treguesit ekonomikë e kur për çdo vit fatura e kompensimit për këto raste po rritet ndjeshëm, vendi ka më emergjente një plan parandalimi sesa një plan reagimi, thotë Civici.
Në një prononcim për ATSH-në, eksperti i ekonomisë Civici, duke iu referuar edhe raportit të fundit të Bankës Botërore, ku evidentohet ndikimi i klimës në ekonomi, thekson nevojën e një qasje të re ndaj problematikës.
Sipas tij, fokusi duhet orientuar drejt një plani të posaçëm për parandalimin e situatave të pëmbytjes deri në minimizimin e tyre.
Në dy vitet e mëparshme, zonat e prekura nga përmbytjet kanë qenë ato të veriut ndërsa këtë vit, situata është problematike në jug të vendit.
/f.n/






