400 milionë shtetas të BE-së votojnë këtë javë për Parlamentin Evropian

400 milionë shtetas të BE-së votojnë këtë javë për Parlamentin Evropian

Rreth 400 milionë qytetarë të Bashkimit Evropian do të votojnë këtë javë për të zgjedhur anëtarët e Parlamentit Evropian, në një nga ngjarjet më të mëdha demokratike globale. Rritja e kostos së jetesës, pakënaqësitë e fermerëve dhe luftërat në Gazë dhe Ukrainë janë çështjet kryesore në mendjet e votuesve. Të paktën një analiste mendon se rritja e partive të të djathtës së skajshme është a sigurt dhje pyetja kryesore sipas saj është sa e madhe do të jetë kjo rritje?

Mes 6 dhe 9 qershorit qytetarët e BE-së do të votojnë për anëtarët e Parlamentit Evropian. Ndërsa vazhdojnë luftërat në Lindje të Mesme dhe Ukrainë çështjet kyçe të fushatës janë mbrojtja dhe siguria.

Ekonomia, vendet e punës, varfëria, shëndeti publik, ndryshimet mjedisore dhe e ardhmja e Evropës janë gjithashtu çështje që vlerësohen të rëndësishme për votuesit e BE-së.

Një nga pyetjet më të rëndësishme pas zgjedhjeve është nëse presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen do të mbetet në krye si fytyra më e njohur e BE-së.

Momentalisht grupi më i madh politik është ‘Partia Popullore Evropiane’ e qendres së djathtë, me 176 vende, i pasuar nga grupi i Partisë të Socialistëve Evropianë me 139 vende. Pas tyre renditen grupi i liberalëve pro-evropianë me 102 vende dhe grupi i partive të gjelbra dhe atyre rajonale me 72 vende.


Dy grupe të të djathtës së skajshme, Konservatorët dhe Reformistët Evropianë (ECR) dhe Identiteti dhe Demokracia (ID), mund të dalin si grupet e treta dhe katërta pas zgjedhjeve.

Në Itali, Partia Demokratike shpreson të marrë më shumë vende se partia Vëllezërit e Italisë të Kryeministres Giorgia Meloni.

“Këto zgjedhje nuk janë vetëm zgjedhje evropiane, ato janë zgjedhje me rëndësi për vendin. Partia Demokratike duhet të sigurojë një votë më shumë se Giorgia”, thotë Rocco Castelli, mbështetës i Partisë Demokratike të italisë.

Në Portugali, partia e të djathtës së skajshme ‘Chega’ e André Venturës pati rritje të madhe në zgjedhjet që u mbajtën në muajin maj në këtë shtet.

Zoti Ventura shpreson të përfitojë nga kjo edhe në zgjedhjet e BE-së.

Mbështetësit e tij duan kufizime për imigracionin.

“Bashkimi Evropian duhet të kuptojë se të kesh një zemër të mirë nuk do të thotë të mbash derën hapur për çdo person që dëshiron të vijë. Ne kemi traditat tona dhe ato gjithashtu duhet respektuar. Unë i respektoj traditat e të tjerëve, nëse shkoj në një vend mysliman e mbuloj kokën siç kërkohet”, thotë Rosa Viegas mbështetëse e partisë Chega

Maria Demertzis, analiste e Institutit Bruegel, parashikon një rritje të të djathtës.

“Çështja është sa e madhe do të jetë kjo rritje?” thotë ajo.

“Është e pamundur të mendosh që ndonjë vend i vetëm të jetë në gjendje të trajtojë sfidat e mëdha që kemi para, nga ndryshimet klimatike, deri te mbrojtja. Pra, roli i Evropës, në përpjekje për të patur ndikim, po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm dhe për këtë arsye vendet duhet të kenë kujdes se si po merren këto vendime në Evropë”, thotë zonja Demertzis.

Zgjedhjet e BE-së mbahen çdo pesë vjet në bllokun 27-anëtarësh. Ky vit shënon zgjedhjet e 10-ta parlamentare që nga zgjedhjet e para më 1979 dhe të parat pas daljes së Britanisë nga BE-ja.

Rezultatet e para dalin në mbrëmjen e 9 qershorit pasi të jenë mbyllur qendrat e votimit në të gjitha vendet anëtare. Vendi i parë që hapë qendrat e votimit është Holanda.

Numri i deputetëve të zgjedhur në çdo vend varet nga madhësia e popullsisë. Malta, Qipro dhe Luksemburgu kanë nga gjashtë deputetë ndërsa Gjermania ka numrin më të madh, 96 deputetë.

Në vitin 2019, Parlamenti Evropian kishte 751 ligjvënës.

Pas largimit të Britanisë nga BE-ja në vitin 2020, numri i eurodeputetëve ra në 705. Disa nga 73 vendet e mbajtura më parë nga eurodeputetët britanikë u rishpërndanë tek shtetet e tjera anëtare.

Pas këtyre zgjedhjeve, Parlamenti Evropian do të ketë 15 eurodeputetë më shumë, duke e çuar totalin në 720. Dymbëdhjetë vende do të marrin eurodeputetë shtesë./VOA

K.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Berisha me gratë demokrate të LDG: Kjo është qeveria e Luciferit, shqiptarët kanë marrë arratinë! Ministret e Ramës pa forcë morale

Berisha me gratë demokrate të LDG: Kjo është qeveria e Luciferit, shqiptarët kanë marrë arratinë! Ministret e Ramës pa forcë morale