Portieri i Barcelonës, Claudio Bravo, është i bindur se herët apo vonë, Real Madridi do të dështoje.
Barcelona do ta nise vitin 2015 me një ndeshje të vështirë. Katalanasit të dielën do të udhëtojnë në San Sebastian për t'u përballur me Real Sociedadin.
Aktualisht, klubi nga Camp Nou ndodhet një pikë pas Realit në tabelën e klasifikimit, por madrilenët kanë një ndeshje më shumë për të zhvilluar.
Nderkohe, portieri i Barçës, Claudio Bravo, është i vetëdijshem se Barcelonës nuk i lejohet më qoftë edhe një gabim i vetëm nëse dëshiron të fitojë titullin e La Ligas.
"Është mese e qartë që nuk na lejohet më një tjetër rrëzim dhe jemi shumë të vetëdijshëm për këtë. Deri në përfundim të sezonit ka edhe shumë ndeshje dhe nga java në javë çdo skuadër mund të rikuperojë pikë", ka deklaruar ai.
"Për ne e rëndësishme është që të mos hedhim më hapa fals, pasi diçka e tillë do të na dëmtonte shumë. Unë jam i bindur se herët apo vonë Reali i Madridit do të dështoje, pasi edhe ata kanë pikat e tyre të dobëta", ka theksuar ai. /ATSH/












