Cliff: Nuk jemi në atë pozitë që
Presidentja të thërrasë zgjedhje të reja

Cliff: Nuk jemi në atë pozitë që<br />Presidentja të thërrasë zgjedhje të reja
PRISHTINË - Zgjedhjet e reja ambasadorit britanik në Kosovë, Ian Cliff, nuk i duken ide e mirë, madje thotë se nuk jemi në pozitën që Presidentja të thërret ato. Sipas tij, Kuvendi nuk mund ta zgjedhë këtë çështje derisa nuk konstituohet.
 
Thotë se plotë vende janë ballafaquar me këtë situatë, por sipas tij, me dialog zgjidhet gjithçka.
 
Kështu ambasadori Cliff, nuk jep as ide se si mund të dilet nga ngërçi. Ai bënë thirrje që të vazhdohet dialogu,e veçanërisht përpjekja e Presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga.
 
Cliff thotë se ajo që po ndodh në Kosovë nuk është punë për komunitetin ndërkombëtarë.
 
“Sa i përket pyetjes për zgjedhjet e reja unë mendoj se çdokush prej komunitetit ndërkombëtarë kanë thënë se ne nuk mendojmë se zgjedhjet janë një ide e mirë…Nuk mendoj se zgjedhjet janë në të vërtetë në interes të Kosovës, madje nuk jam i sigurt nëse jemi në pozitën që Presidentja të thërrasë zgjedhje të reja. Parlamenti nuk mund ta zgjedhë këtë çështje deri sa të konstituohet”, tha Cliff.
 
Mirëpo, Cliff mendon që është shumë e mundur që të gjendet një zgjidhje, derisa theksoi, se ata i mbështesin përpjekjet e Presidentes për të gjetur zgjidhje, përpjekje këto, që sipas tij, duhet të vazhdojnë.
 
“Besoj se ende është e mundur për t’u gjetur një zgjidhje, por ne, komuniteti ndërkombëtarë nuk do të zgjedh se kush do të jetë kryeministër i Kosovës, kjo i mbetet liderëve, politikanëve që janë pjesë e zgjedhur e parlamentit nga njerëzit e Kosovës...Ky është një vend i pavarur dhe ata duhet të punojnë për të gjetur zgjidhjen. Shumë vende janë ballafaquar më një situatë të tillë, dhe kanë gjetur zgjidhjen përmes dialogut”, shtoi Cliff.
 
Gati tash e katër muaj spektri politik në vend nuk po arrin që të zgjedh kryetarin e Kuvendit, e më pas t’i hapet rrugë formimit të Qeverisë.
 
Kjo, pasi në njërën anë katër partitë që humbën zgjedhjet, LDK-AAK-Nisma dhe Vetëvendosje janë bashkuar dhe nuk po bëjnë koalicion me PDK-në, ndërsa në anën tjetër kjo e fundit në bazë ë një aktvendimi të Gjykatës Kushtetuese e pati të drejtën për të propozuar kandidatin për kryetar të Kuvendit, por i cili nuk mori shumicën e duhur prej 61 votave./Gazetaexpress/
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Shiste kanabis të ndarë në doza në Tiranë, arrestohet 33-vjeçari

Shiste kanabis të ndarë në doza në Tiranë, arrestohet 33-vjeçari