/ATSH-AFP/ - Kandidati republikan për Shtëpinë e Bardhë, Donald Trump është bërë mjeshtër në artin e shitjes, deklaroi ish-presidenti amerikan, Bill Clinton për të justifikuar suksesin e biznesmenit i cili është pozicionuar në krye të sondazheve në zgjedhjet paraprake të partisë së tij.
Bashkëshorti i Hillary Clintonit, favoritja kryesore e zgjedhjeve paraprake në mesin e demokratëve për presidencialet e 2016-ës u intervistua dje në mbrëmje nga CBS-ja në lidhje me suksesin e manjatit të pasurive të patundshme i cili ka lënë pas 14 kundërshtarët e tij republikanë.
"Ai është bërë mjeshtër në artin e shitjes duke u kthyer në personazhin më interesant pasi deklaron gjëra që i tejkalojnë ndasitë ideologjike", analizon Bill Clinton.
"Unë do ta ndryshoj rrënjësisht SHBA-në. Votoni për mua", u shpreh Trump para pak kohësh.