Clinton kryeson në sondazhe
Trump mbyll fushatën në Micigan

Clinton kryeson në sondazhe<br />Trump mbyll fushatën në Micigan
Ndërsa na ndan vetëm një ditë nga zgjedhjet presidenciale në SHBA, sondazhet flasin se në krye vijon të jetë demokratja Clinton. Sipas Reuters ish sekretarja kryeson me 5 pikë përqindje.

Këtë të hënë republikani Trump pritet të japë goditjen e tij të fundit në Florida, Karolinen e Veriut, Pensilvani, New Hampshire për ta mbyllur garën e tij në Micigan.

Ai do të shoqërohet nga kandidati për zv president Mike Pence dhe Sarah Palin.

Edhe Hillary Clinton do të ndalojë në Pensilvani dhe Micigan përpara mbylljes së fushatës në North Carolina.

Por pak më herët ish sekretarja e shtetit do të jetë në një tubim në Filadelfia ku do të shoqërohet me Presidentin Obama zonjën e parë dhe Yllin e rokut Bruce Springsteen.

Mbrëmja e sotme do të jenë shanset e fundit për dy kandidatët për të bindur amerikanët të cilët nesër zgjedhin kreun e Shtëpisë së Bardhë.

Redaksia Online
XH.K/shqiptarja.com 

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Basha pyet Berishën: Nëse me Ramën nuk ka zgjedhje, pse bëre pazar për amnistinë dhe mbylljen e listave?!

Basha pyet Berishën: Nëse me Ramën nuk ka zgjedhje, pse bëre pazar për amnistinë dhe mbylljen e listave?!