Presidenti i vendit Ilir Meta ka zgjedhur të urojë shqiptarët në ditën e Çlirimit të vendit, përmes një mesazhi në rrjetet sociale.
/Shqiptarja.com
Kreu i shtetit ka postuar edhe një video, ndërsa e quan 29 nëntorin ditë mirënjohjeje për partizanët dhe të gjithë ata që luftuan për lirinë e vendit.
"Të dashur miq! Sot është dita e mirënjohjes për të gjithë partizanët, dëshmorët e heronjtë e Luftës Antifashiste Nacional-Çlirimtare që sakrifikuan gjithçka për çlirimin e Shqipërisë”- shkruan Meta.








