Video epike, fëmija qan sapo sheh Ramën, kryeministri: Këtu e kupton se sa je plakur

Në Amfiteatrin te liqeni artificial, FRESSH ka zhvilluar ditën e sotme ceremoninë e 30 vjetorit. I pranishëm ishte edhe kryeministri Edi Rama, ku pas mbylljes së ceremonisë ka takuar një person special.

Teksa dilte nga Amfiteatri, Rama është përballur me një djalë të vogël, i cili e shikon i habitur, por kur i afrohet kryeministrit, ai ka nisur të qajë.

Kjo është kaluar me të qeshur nga Rama, i cili ka postuar edhe një foto me të në rrjetin social facebook, ku shkruan se në atë moment e kupton se sa je plakur.

“Kur të del para tjetri dhe të kujton sa shumë je zgjatur, pastaj ti ulesh sa mundesh dhe ai të shikon sa shumë je zbardhur”, shkruan Rama

/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se Presidenti i ri do të jetë një prej emrave të propozuar nga opozita?



×

Lajmi i fundit

John

Ndihma për Ukrainën, Biden: Populli i Shteteve të Bashkuara qëndron së bashku me popullin trim të Ukrainës