Ylli argjentinas është tashmë një lojtar i skuadrës së PSG-së, duke u larguar kështu nga Barcelona pas 21 vitesh nga mbërritja e tij.
Duket se tifozët parisienë e kanë mirëpritur si të çmendur Messin. Qindra tifozë kanë shkuar për të blerë ditën e sotme fanellën e Messit, ndërsa kanë krijuar radhë kilometrike në kryeqytetin francez.
Këto pamje janë bërë virale në internet duke bërë kështu xhiron e botës. Ditën e djeshme faqja online i ka shitur të gjitha bluzat 'Messi 30' që ishin të disponueshme. E nisur nga kjo, sot tifozët kanë shkuar në dyqan për të siguruar një bluzë.