TIRANË- Një 48-vjeçar nga Tirana është shpallur në kërkim, pasi tentoi të përplasë me makinë bashkëshorten e tij.
Bashkëshortja e tij, identiteti i secilës nuk bëhet me dije, mësohet se është e pajisur me urdhër mbrojtje ndaj 48-vjeçarit.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kavajë referuan materialet në Prokurori, si dhe po punojnë për kapjen e shtetasit R. M., 48 vjeç, pasi ka tentuar të dëmtojë gjatë drejtimit të automjetit, bashkëshorten e tij, e cila është e pajisur me urdhër mbrojtjeje”, bën me dije policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.