"Një ditë vjen një mesazh në telefonin e tij që tha: ‘Hi, nëse doni ta përmirësoni anglishten pse nuk e praktikojmë tani’ . Ishte një zë shumë sexy dhe mendova, çfarë dreqin? Kush është kjo Elisa që vjen pas burrin tim. Por pastaj mendova, Varja. Gjithsesi, rreth tre orë më vonë unë po i bërtisja atij, kush është Elisa dhe pse ajo po të telefonon? Ai qeshi kur më shpjegoi se ishte një aplikacion që po e ndihmonte në përmirësimin e theksit të tij anglez!", u shpreh aktorja gjatë intervistës, raporton DailyMail
Hayek është e martuar prej tetë vitesh me biznesmenin francez, 54-vjeçarin François-Henri Pinault dhe kanë një mardhënie të fortë, por për një çast aktorja është bërë xheloze dhe ka shpërthyer ndaj tij.
Por kjo situatë nuk ka ndikuar në lidhjen e tyre pasi çifti është parë sëbashku në festivalin e Kanës këtë të martë dhe dukeshin shumë të lumtur.
Salma Hayek dhe François-Henri Pinault në festivalin e Kanës
Salma Hayek
Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com