Muaji tetor sjell energji të reja, ndryshime dhe zhvillime interesante për të 12 shenjat e zodiakut. Çfarë kanë rezervuar yjet për secilën prej tyre? Kush do të ndihet më i favorizuar gjatë këtij muaji dhe për cilat shenja tetori sjell më shumë prova, vendime apo situata që kërkojnë kujdes?

Për të zbuluar se çfarë thonë yjet për dashurinë, punën, financat dhe zhvillimet e rëndësishme të këtij muaji, astrologia Denisa Shyle, e ftuar në emisionin “Rreze Dielli” në Report TV, sjell një panoramë të detajuar astrologjike.

“Muaji tetor vjen me dy retrograda. Në fund të muajit do të hasen vështirësi. Në fillim kemi retrogradën e Venusit, ndërsa në fund atë të Mërkurit. Kjo do të sjellë probleme si tek të ardhurat materiale, ashtu edhe në sistemin riprodhues. Mërkuri krijon probleme me mjetet e komunikimit, automjetet, por mund të ketë edhe rritje të dhunës. Në fund të tetorit mund të ketë edhe lëvizje ushtarake”, shprehet Shyle.

Dashi

Gjatë gjithë muajit do të keni ndikime të rëndësishme, si tek të ardhurat materiale, ashtu edhe në marrëdhëniet e ngushta. Gjatë këtij muaji për ju mbyllen disa marrëveshje. Hëna e plotë, e cila ndodhi para dy ditësh, do t’ju bëjë të kuptoni se çfarë keni korrur. Në aspektin sentimental do të keni ndikime pozitive dhe mundësi për fillime të reja, por tregoni kujdes dhe qëndroni larg situatave që mund t’ju krijojnë probleme.

Demi

Gjatë këtij muaji do të keni ndikime si në marrëdhëniet personale, ashtu edhe në karrierë. Në familje keni krijuar stabilitet, ndërsa në karrierë mund të shfaqen disa pikëpyetje. Pas datës 23 tetor do ta keni më të lehtë të menaxhoni situatat dhe do të jeni më produktivë.

Binjakët

Deri më 26 tetor do të keni ndikime pozitive. Përdorini në maksimum mundësitë për projektet e reja dhe komunikoni me partnerët, pasi do të gjeni zgjidhje. Në karrierë do të keni zhvillime pozitive, si dhe mundësi për rritje të të ardhurave.

Gaforrja

Dy retrogradat e tetorit do të ndikojnë tek ju, duke ju kthyer drejt së shkuarës. Tregoni kujdes, pasi mund të hasni probleme, por njëkohësisht mund të rikthehen edhe mundësi për të krijuar diçka të re. Mbani shënim gjërat e rëndësishme dhe komunikoni me specialistët e fushës për të realizuar planet në momentet e duhura.

Luani

Përgjatë këtij muaji do të keni ndikime pozitive. Energjia është e lartë dhe, nga sot, Marsi kalon në shenjën tuaj. Do të keni mundësi të reja në jetën tuaj. Komunikimi bëhet më i rëndësishëm edhe në familje, ndaj krijoni ekuilibrin e nevojshëm për të zgjidhur problemet.

Virgjëresha

Keni ndikime pozitive këtë muaj. Do të keni avantazhe në jetën bashkëshortore dhe në mundësitë riprodhuese, ndërsa edhe në jetën profesionale do të keni shumë përparësi.

Peshorja

Mund të keni një rritje të nevojës për të marrë aprovim nga të tjerët. Nëse dëshironi të bëni atë që doni, përfshirë avancimin në karrierë, mund të përballeni me rikthime nga e shkuara. Tregoni kujdes se kë rifusni sërish në jetën tuaj. Për sa i përket të ardhurave materiale, ato do të jenë të mira.

Akrepi

Jeni ndër shenjat më të ndikuara gjatë këtij muaji. Do të ndjeni ndikimin e retrogradave dhe do të keni mundësinë të shihni brenda vetes dhe të reflektoni mbi vendimet që keni marrë. Mund të hasni probleme, ndaj shikojini gjërat me kujdes dhe përpiquni ta mbani veten nën kontroll.

Shigjetari

Këtë muaj keni superenergji. Keni tendenca pozitive, por mund të keni edhe prirjen për t’i zmadhuar pak gjërat. Megjithatë, çlirohuni përmes komunikimit. Shumë marrëveshje do të dalin përpara jush dhe mund t’i vlerësoni me kujdes. Edhe në aspektin sentimental keni ndikime pozitive. Mund të ketë rikthime të disa personave që keni njohur më parë, por tregoni kujdes: gjatë retrogradës mos i pranoni menjëherë në jetën tuaj.

Bricjapi

Jeni në një moment vendimtar. Tregoni kujdes me dinamikat në familje, por edhe me ndikimet në jetën tuaj sociale. Stimulimet mund të jenë si pozitive, ashtu edhe negative, ndaj kaloni më shumë kohë me personat të cilëve u besoni.

Ujori

Një muaj i vështirë në aspektin profesional, me mundësi për probleme me eprorët. Rikthehuni edhe një herë te mësimet që keni marrë gjatë jetës. Udhëtoni dhe gjeni mënyra për të qetësuar veten dhe për të rikuperuar energjitë.

Peshqit

Ky është muaji i mundësive që rikthehen në jetën tuaj. Keni ndikime pozitive për sa i përket shëndetit, por duhet të tregoni kujdes me impulsivitetin. Keni kreativitet të lartë dhe mund të krijoni bashkëpunime të reja. Mund të ketë edhe surpriza, por tregoni kujdes në mënyrën se si i menaxhoni.