KINË - Inter Miami është në një turne miqësor në Hong Kong. Me Lionel Messin në ekip, skuadra nga Florida tanimë ka shtuar fansat dhe kjo duket në pritjen që ekipit iu bë në stërvitje.
Fansat janë të "çmendur" për të parë Messin në fushë, teksa kanë blerë 40 mijë biletat dhe ishin të pranishëm në stadium për stërvitjen e yllit argjentinas me ekipin e tij.
Nëse biletat për ndeshjen miqësore të nesërme janë shitur me kohë, diçka e tillë ndodhi edhe për stërvitjen e sotme të Inter Miamit, me stadiumin që u mbush në kapacitetin maksimal prej 40 mijë fansash.